Durrës/ I thyheshin kockat sapo prekej, vdes foshnja e porsalindur. Prindërit fajësojnë mjekët

E mërkurë, 12 September 2018 17:15
foto ilustruese foto ilustruese

Një foshnjë ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit vetëm 4 ditë pasi kishte ardhur në jetë. Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së foshnjës ndërsa mësohet se prindërit e tij kanë bërë kallëzim në policinë e Durrësit me arsyen e moskujdesit nga ana e mjekëve të Spitalit Rajonal.

Policia njofton se “Më datë 11.09.2018, ka bërë kallëzim shtetasi B.G. 43 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.09.2018, bashkëshortja e tij, shtetësia V.G., 35 vjeçe, ka lindur në Maternitetin e Spitalit Durrës dhe pas 4 ditësh fëmija ka ndërruar jetë ku dyshon se mjekët me mosveprime të tyre i kanë shkaktuar vdekjen foshnjës së porsalindur. Neni 96 i Kodit Penal.”

Por burime nga Spitali i Durrësit bëjnë me dije lidhur me rastin në fjalë se: “Foshnja ka ardhur ne jetë nëpërmjet lindjes cezariane. Dyshohet se ka pasur një sëmundje të trashëguar gjenetikisht, që konsistonte në thyerje të të gjitha kockave të fëmijës sapo prekej nga mjeku”.

Dhe sipas po të njëjtave burime bëhet e ditur se ka qenë e pamundur dërgimi i fëmijës drejt Tiranës, për shkak të kësaj gjendjeje të rëndë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vatikani pas takimit Meta- Papa Françesku: Shqipëria ti bashkohet BE

Aktualitet

Vatikani pas takimit Meta- Papa Françesku: Shqipëria ti bashkohet BE

Papa Francesco, priti në një takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së këtij të fundit në Vatikan. Biseda mes papës dhe presidentit Meta, u fokusua tek e...

Inskenoi vetëvrasjen për vëmendjen e ish të dashurës... shqiptarit i shkon keq “teatri”

Aktualitet

Inskenoi vetëvrasjen për vëmendjen e ish të dashurës... shqiptarit i shkon keq “teatri”

Një 39 vjeçar shqiptar ka inskenuar vetëvrasjen e tij në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e ish të dashurës italiane, por jo gjithçka ka shkuar sipas planit.Media lokale bën me...

Nuk hap dyert për nxënësit, Bashkia Elbasan e jep me qira shkollën e Bradasheshit

Aktualitet

Nuk hap dyert për nxënësit, Bashkia Elbasan e jep me qira shkollën e Bradasheshit

Shkolla e mesme “Katundi i Ri” në Bradashesh të Elbasanit është ndërtuar në vitin 2013 me një investim të qeverisë shqiptare që kap vlerën 1.6 milionë lekë. Nga ajo kohë...