Gjatë vitit të shkuar u importuan 246 mijë dekodera

E mërkurë, 12 September 2018 17:31

Dyndjet e qytetarëve për të blerë dekodera DVBT2 menjëherë pas ndërprerjeve të transmetimeve analoge në Shqipëri, ngritën dy pikëpyetje kryesore.

E para ka të bëjë me faktin nëse Shqiptarët janë informuar në mënyrën e duhur për kalimin nga transmetimet analoge në ato dixhitale.

Ndërsa e dyta, që mund të jetë edhe më e rëndësishme, ka të bëjë me faktin nëse operatorët e tregut të komunikimeve televizive kanë marrë ose jo masat e duhura për t’ju përgjigjur kërkesës së shtuar për pajisje të formatit DVBT2.

Për këtë Televizioni Scan ka zbardhur të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Doganave për nivelet e importit të dekoderave dhe televizorëve për vitet e fundit.

Në përgjigje të kërkesës së Scan, Administrata Doganore ka bërë me dije se gjatë vitit të shkuar janë importuar në Shqipëri 246 mijë dekodera, shumë pak për të plotësuar këtë kërkesë të shumëfishuar të tregut.

Aq më tepër që në këtë shifër Doganat përfshijnë të gjithë tipet e dekoderave të importuar dhe jo vetëm ata të tipit DVBT2.

Një vit më parë numri total i degoderave të importuar është 299 mijë, ndërkohë që viti me numrin më të madh të dekoderave të importuar është në vitin 2015, kur janë zhdoganuar 349 mijë dekodera.

Që nga viti 2011, në total janë importuar 1.7 milionë dekodera. Ndërkohë që shumë më i ulët ka qenë numri i televizorëve të importuar.

Administrata doganore bën me dije se për vitin e shkuar janë importuar 69 mijë televizorë, në rënie krahasuar me dy vitet e mëparshëm, kur janë importuar përkatësisht 89 mijë dhe 92 mijë televizorë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Bota Shqiptare

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh optimist se Kosova nga nesër do të jetë anëtare e organizatës policore ndërkombëtare - INTERPOL. "Vota pro është...

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Ndaj gjuhës fyese të deputetit socialist Alket Hyseni kundrejt autikëve ka reaguar edhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi e cila ka kërkuar dorëheqjen. “Alket Hyseni jepni dorëheqjen”...

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Politikë

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!