Iu gjetën 4 armë zjarri në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Librazhd

E mërkurë, 12 September 2018 18:08

Policia e Librazhdit ka arrestuar 51-vjeçarin, Shaban Hidri, banues në fshatin Dorez, për armëmbajtje pa leje.

Brenda në banesën e Hidrit janë gjetur 4 armë zjarri (2 automatik dhe 2 pushkë) dhe 140 fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Bashkëpunimi Polici-Komunitet, godet një   tjetër rast të  armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet  4 armë zjarri dhe municion luftarak.  Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në vijimë të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, dhe si rezultat i bashkëpunimit mjaft të mirë Polici-Komunitet, shërbimet e Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve  të siguruara nga komuniteti,  se  në fshatin Dorez, Librazhd, në një banesë kishte armë zjarri, organizuan punën  për  verifikimin e informacionit.

Si rezultat i punës  së mirëorganizuar, shërbimet e policisë gjatë kontrollit në territorin e banesës së shtetasit Shaban Hidri, 51 vjeç, banues në fshatin Dorez, Librazhd, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  4 armë zjarri ( 2 automatik dhe 2 pushkë), si dhe 140 fishkë luftarakë. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shaban Hidri për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake dhe  e municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Modifikuar më E mërkurë, 12 September 2018 18:14

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Aktualitet

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e së hënës pasi është goditur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos të Cërrikut, ku mjeti drejtuar nga shtetasi me iniciale...

Firmoset urdhër-arresti për Nikolla Gruevskin

Bota Shqiptare

Firmoset urdhër-arresti për Nikolla Gruevskin

Ministria e Brendshme maqedonase ka firmosur urdhër arrestin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ky vendim erdhi pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin Nikolla Gruevski për...

Lajme të mira nga aktori i humorit që pësoi atak kardiak

Kulturë

Lajme të mira nga aktori i humorit që pësoi atak kardiak

Aktori i njohur i humorit shkodran Besnik Çinari, pak ditë më parë luftoi për jetën, por tashmë ai e ka kaluar rrezikun, pas një ndërhyrje që pati në zemër. Ai...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!