Presidenti Meta priti Kryetarin e Bashkisë së Budapestit, István Tarlós

E mërkurë, 12 September 2018 18:25

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë, Kryetarin e Bashkisë së Budapestit, zotin István Tarlós.

 Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike e tradicionale midis dy vendeve dhe përshëndeti vizitën e zotit Tarlós në Tiranë, e cila zhvillohet vetëm pak javë pas vizitës së tij zyrtare në Hungari.

Në kuadrin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy vendeve, Presidenti Meta, nënvizoi dhe bashkëpunimin shumë të mirë e të frytshëm midis bashkive të të dy kryeqyteteve, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujërave, si dhe në aplikimin e energjisë së rinovueshme dhe përdorimin e mjeteve të transportit publik, miqësore me ambientin.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen dhe lejen që Bashkia e Budapestit ka dhënë për vendosjen e një shtatoreje të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në një nga parqet qendrore të kryeqytetit te Hungarisë, krahas heroit kombëtar të Hungarisë, Janosh Hunidait.

Dy popujt tanë e kujtojnë me respekt e krenari legjitime bashkëpunimin dhe kontributin që, Skënderbeu dhe Huniadi, kanë dhënë për Evropën – u shpreh Presidenti Meta.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

KPK e kualifikoi, ndërkombëtarët kërkojnë përjashtimin e prokurorin

Aktualitet

KPK e kualifikoi, ndërkombëtarët kërkojnë përjashtimin e prokurorin

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për kalimin e procesit të vettingut për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj. Sipas Komisionerit Publik, hetimi nga Komisioni i Pavarur i...

Greqia, Bosnja,... vendet që bllokuan Kosovën në INTERPOL

Bota Shqiptare

Greqia, Bosnja,... vendet që bllokuan Kosovën në INTERPOL

Kosova dështoi sot të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, Interpol. Kosova në këtë mënyrë nuk ka arritur që të futet në mesin e 192 shteteve...

Kujdes nga dy eurot false

Aktualitet

Kujdes nga dy eurot false

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në dy raste të ndryshme të veprave panele, falsifikim i parasë, të raportuara në Mitrovicë dhe Vushtrri. Identifikimi dhe arrestimi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!