Shaqiri i kundërpërgjigjet presidentit të Crvena Zvezdës: S’i frikësohem askujt

E mërkurë, 12 September 2018 18:31

Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri i është kundërpërgjigjur presidentit të Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziq, duke thënë se nuk i frikësohet askujt.

Ditë më parë Terziqi kishte deklaruar se Shaqiri do të jetë në një presion të jashtëzakonshëm kur të udhëtojë me Liverpoolin në Beograd për të zhvilluar ndeshjen kundër Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve më 6 nëntor, transmeton Koha.net. Ai madje e ka vënë në dyshim edhe nëse Shaqiri do të shkojë në Beograd.

Ai kishte deklaruar se, “mendoj se do të jetë nën një presion psikologjik të jashtëzakonshëm, sepse ai do të di se ku po shkon. Ai e di që Crvena Zvezda është simbol i Serbisë, do të luajë në Marakana, por unë nuk e di nëse në të vërtetë do të vijë. Edhe nëse vjen, do të jetë më i vogël se kokrra e makut”.
Këto komente ai i kishte bërë pasi ishte Xherdan Shaqiri ai që kishte shënuar golin e fitores së Zvicrës kundër Serbisë në Botërorin “Rusia 2018”, derisa, së bashku me Granit Xhakën, kishin festuar me shqiponjë gjë që kishte tensionuar jashtëzakonisht shumë tifozët serbë.

Por, Shaqiri ka deklaruar se nuk ka frikë nga askush.

“Unë nuk jam i frikësuar fare, kam lexuar atë që është shkruar, por për mua është aq normale si kur kthehem për të luajtur futboll. Unë nuk kam frikë nga askush”, ka deklaruar Shaqiri për Blick.

Shaqiri gjithashtu ka treguar se është shumë i lumtur te Liverpooli, ndërsa thekson se duhet të punojë edhe më tepër.

“Jam shumë i kënaqur. Kur e sheh madje se çfarë lojtarë madje as nuk janë të ulur në stol, mua më duhet të punojë shumë mirë secilën ditë në stërvitje dhe ta tregoj veten. Gjithashtu kam marrëdhënie shumë të mira me trajnerin, gjithçka është shumë mirë”, ka thënë Shaqiri, që këtë verë u bashkua me Liverpoolin nga Stoke City.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Aktualitet

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Një grup hajdutësh që vidhte lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit është goditur nga policia.  Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë...

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Aktualitet

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Kanë nisur reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës. Prej dy orësh kanë nisur reshjet e para në këtë qytet, ndërsa deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh. Kjo...

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Aktualitet

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Një tjetër peshkaqen është kapur këtë herë në rrjetat e peshkatarëve, në zonën e Himarës.  Një ditë më parë një peshkaqen , me gjatësi 3.5 m dhe me një peshë prej 400 kg u...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!