Vdekja e foshnjës në maternitet, reagon spitali: Fëmija vuante nga një sindromë e rrallë

E mërkurë, 12 September 2018 20:34

Ka reaguar zyrtarisht spitali i Durrësit, pas vdekjes në matrernitet të foshnjës që kishte lindur para 4 ditësh.

Pas akuzave të familjarëve, që bënin përgjegjës mjekët për mosmjekimin e duhur, shefja e pavionit të të porsalindurve, Dhurata Besholli, ka thënë se fëmija kishte pasur komplikacione ndërsa ishte e bërë e pamundura për ta mbajtur atë në jetë.

“Bëmë të pamundurën për të mbajtur fëmijën në jetë. Pati komplikacione dhe kishte thyerje te të gjitha kockave. Le ta përcaktojë ekspertiza shkakun, jemi të hapur për çdo lloj hetimi. Kam asistuar vetë në lindjen e fëmijës dhe kemi bërë të pamundurën për ta mbajtur në jetë foshnjën”, tha Besholli.

Edhe spitali i Durrësit ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp ku sqaron se foshnja vuante nga një sindromë gjenetike, që ishte shkaktare e vdekjes.

“Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e fëmijës së tyre, drejtoria e spitalit rajonal të Durrësit sqaron opinionin publik, në lidhje me lajmin e publikuar në media për mosveprim të mjekëve në rastin e humbjes së jetës së një foshnje të porsalindur’ si vijon:

Pacientja V. G., u paraqit në spital më datë 07. 09. 2018 në orën 08.00, gravidance 39 javë, paraqitje podalike dhe menjëherë u krye ndërhyrja sectio caesarea segmentare.

Pacientja është asistuar me profesionalizëm gjatë lindjes dhe foshnja u reanimua në sallën e operacionit dhe më pas në repartin e terapisë intensive, në mënyrë kosultative.

Sipas mjekut operator, ekstraksioni i fetusit paraqiti vështirësi dhe u vu re gjatë lindjes frakturë femorale dhe humerale, vërtetuar dhe me grafi.

Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin maksimal, në konsultë me ortopedët dhe shërbimin terciar, por fatkeqësisht fëmija ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë, duke ndërruar jetë më datë 11. 09. 2018.

Sipas mjekëve, foshnja dyshohet të ketë pasur një sëmundje të rrallë gjenetike, anomali skeletike kongenitale, që mund të vlerësohet nga autopsia.

Aktualisht është kryer autopsia dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-logjore për shkakun e vdekjes së foshnjes”, thuhet në reagimin e spitalit të Durrësit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk do e besoni sa kushtojnë këto vathë të Lori Hoxhës!

Show-biz

Nuk do e besoni sa kushtojnë këto vathë të Lori Hoxhës!

Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha shquhet për aksesorët e saj të shtrenjtë. Këtë herë e shohim me një palë vath mjaft të bukur në formë pistoletë të Saint Laurent. Shifra...

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Lifestyle

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Ndonjëherë është mirë të jesh vetëm, pasi kthjellon mendimet. Nëse kaloni një kohë më të gjatë vetëm, atëherë do filloni të ndjeni  vetmi. Ja disa këshilla,si ta përballoni faktin që jeni...

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Aktualitet

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë. Një 24 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti në punë. Por policia e Librazhdit përmes një informacioni zyrtar por të rezervuar...