LIVE/ Apple prezanton modelet e reja të iPhone dhe produkte të tjera

E mërkurë, 12 September 2018 21:03

Është mbajtur konferenca e përvitshme e Apple për prezantimin e modeleve të reja të iPhone dhe të produkteve të tjera të reja të kompanisë nga Kalifornia.

Ky telefon, sipas shefit të kompanisë, Tim Cook, është telefoni më i avancuar që ka krijuar ndonjëherë Apple. Përveçse në ueb-sajtin zyrtar të Apple, konferencën e prezantimit të modeleve të reja iPhone mund ta ndiqni edhe në Twitter.

Pamje nga prezantimi i modeleve të reja të IPhone
Nëpërmjet një ‘cicërime’, Apple ka bërë të ditur se do të keni mundësi të ndiqni konferencën e sotme direkt nga rrjeti social. Ndërsa në llogarinë zyrtare në Twitter të Apple, do të publikohen imazhe të ngjarjes.

Po ashtu është prezantuar edhe ora më të re që quhet “Series 4”, dhe ka 30 për qind ekran më të madh se paraardhësi i saj. Kjo është krijuar nga kristali qeramikë dhe safire. Me modelin e ridizajnuar ajo do të jetë dy herë më e shpejtë.

Kjo orë mban një çip që detekton kur një person rrëzohet, dhe ajo mund të bëjë një thirrje emergjente, pasi të jetë detektuar rrëzimi i personit. “Series 4” gjithashtu mund të detektojë rrahjet e çrregullta të zemrës dhe rrahjet e ulëta të zemrës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...