Boshatiset universiteti i Shkodrës, në 3-4 vitet e fundit 8 mijë studentë më pak

Premte, 14 September 2018 11:17

Emigrimi i nxënësve pasi kryejnë shkollat e mesme qoftë jashtë Shqipërisë apo edhe migrimi nga qytetet e veriut drejt Tiranës ka ndikuar që numri i studentëve edhe këtë vit në universitetin e Shkodrës të jetë i ulët.

Tashmë këtë e pranon edhe Adem Bekteshi, rektor i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i cili foli për raundin e parë të regjistrimeve.

Në raundin e parë janë të regjistruar në universitetin e Shkodrës 44% nga numri total i kuotave ndërsa rënia me 200 e numrit të studentëve krahasuar me një vit më parë vjen edhe për shkak të një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Rektori Bekteshi nga ana tjetër pranon edhe faktin tjetër se kuotat për degë të ndryshme në universitetin “Luigj Gurakuqi” janë të fryra në një kohë kur kërkesat janë më të ulëta.

Edhe këtë vit rrezikon që dega e fizikës të mos hapet në universitetin e Shkodrës ndërsa e diskutueshme është edhe ajo e arteve.

Në raundin e parë vetëm degët mami dhe edukim fizik e sporte kanë kërkesë 100%, infermieria 97%, anglishtja, financë kontabilitet dhe fizioterapia me afro 70%, ndërsa degët e tjera përveç juridik dhe administrim biznes janë nën 50%.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

Politikë

Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

  Ish Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa I përket propozimit për të dytën herë nga Kryeministri Rama të Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të...

Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Bota Shqiptare

Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh se Qeveria mund të bjerë, por jo për shkak se ka marrë një vendim prej të cilit siç tha ai “është hidhëruar Lista...

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Është përfshirë nga flakët një banesë në Elbasan pasi shpërtheu një bombol gazi.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Katundi Ri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!