Dritëhijet e kontratës së ”Air Albania”, gazetarja rrëzon deklaratën e Ramës

Premte, 14 September 2018 14:52

Air Albania është kompania e parë shqiptare që do të kryejë fluturime ajrore nga Tirana në drejtim të disa qyteteve europiane dhe jo vetëm. Ndërkohë që zyrtarizimi i saj është bërë tre ditë më parë përmes një VKM-je nga ana e qeverisë shqiptare.

Fluturimet demo të avionëve të saj do të nisin nesër dhe do të duhen disa muaj deri në fluturimin e parë me pasagjerë, ndryshe nga sa u shpreh dje kryeministri Rama në emisionin e gazetares Eni Vasili.

“Dua që Shqipëria të ketë këtë mandat të paktën dy aeroporte, shpresoj të ketë tre. Do hapim areporotin e Kukësit, aerporoti i Vlorës po ashtu, dhe shpresojmë aerporti i Sarandës. Pasnesër fillon fluturimet Air Albania, me çmime të arsyeshme. Nesër prezantohet Air Albania, pasnesër fillon fluturon. Fluturimet do të nisin me studentët e ekselencës”, ka thënë Rama në studion e Vasilit.

Ndërkohë që gazetarja e Fax News Mirilda Tili zbulon detaje të reja nga fluturimet e kësaj kompanie, ku sipas saj fluturimet demo e kanë të ndaluar që të kenë persona të tjerë në bord, ndryshe nga sa tha Rama se udhëtarët e parë do të ishin studentët e inteligjencës.

‘’Regjistrimi në QKR është bërë para dy ditësh, dhe sipas rregullave të Aviacionit Civil duhet që të pritet tre muaj për të nisur fluturimin e parë. Nuk do ndodh pas një muaj siç thotë kryeministri, dhe në fluturimet demo nuk mund të kenë udhëtarë, po vetëm staf teknik.

Shumë mirë që do të ndodhë fluturimi i parë nga një kompani ajrore shqiptare, po unë si udhëtare duhet të di se kur do të kryhet realisht fluturimi i parë. Shpresojmë që të ketë çmime të lira, ashtu siç është thënë, por unë kam dyshimet e mia në lidhje me këtë”, u shpreh Tili.

Po kush janë ortakët e Air Albania:

Air Albania do të jetë nën pronësi të Turkish Airlines, 49%, kompanisë shtetërore të kontrollit ajror Albcontroll 10% dhe të kompanisë së themeluar në Vlorë MDN Investment në masën 41%. Kompania, sipas vendimit, do të ketë një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh (rreth 800 euro), ndërsa të tre partnerët angazhohen të financojnë shoqërinë brenda pesë ditësh nga themelimi në masën 200 mijë USD.

Por marrëveshja e arritur në shtator thotë se kompania nuk do të fillojë operacionet menjëherë, por do të duhet të arrijë dy marrëveshje të tjera brenda dy muajve të ardhshëm.

“Palët bien dakord të financojnë shoqërinë në proporcion me përqindjet takuese një vlerë totale prej 200.000 USD brenda pesë ditëve nga data e themelimit, për të mbuluar kostot e operimit të shoqërisë,” thuhet në marrëveshje. “Për të shmangur keqkuptimet, Air Albania nuk do të fillojë fluturimet deri në hyrjen në fuqi të dokumentave të referuara në nenin 27.2 të kësaj Marrëveshjeje,” shkruhet në marrëveshje, pa shpjeguar se çfarë keqkuptimesh bëhet fjalë.

Neni 27.2 thotë se palët do të ndryshojnë marrëveshjen përmes dy dokumenteve të tjerë, ndërsa Këshilli i Ministrave duhet të miratojë këto dy dokumente brenda 60 ditëve.

Marrëveshja thotë gjithashtu se nëse “MDN nuk përmbush detyrimet e saj sipas kësaj marrëveshjeje… Këshilli i Ministrave do të zëvendësojë MDN me një ortak të ri të pranuar nga Turkish Airlines”. Nuk është e qartë se pse marrëveshja paragjykon mundësinë që MDN të mos përmbushë detyrimet e saj. MDN u themelua në Vlorë më 3 maj 2018. Aksioneri i saj fillestar, Sinan Idrizi, ka kryer deri tani disa transaksione shit-blerjeje kuotash ndërsa aktualisht kompania zotërohet përgjysmë nga Najada Idrizi dhe Rejana Idrizi ndërkohë që Sinan Idrizi është administrator i saj.

Në korrik, Idrizi shiti 77% të kuotave për 77 mijë euro te Rejana Idrizi, Najada Idrizi dhe Ron Yeffet. Por në 23 gusht, Idrizi dhe Ron Yeffet shitën kuotat e tyre te Rejana dhe Najada Idrizi për 46 mijë euro. Vlera e transaksioneve është e barabartë me kuotën  e kapitalit aksioner të përcaktuar në aktin e themelimit të MDN Investment.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Është përfshirë nga flakët një banesë në Elbasan pasi shpërtheu një bombol gazi.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Katundi Ri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë...

Lajmet e rreme në Facebook që po shkaktojnë dhjetëra viktima

Kuriozitete

Lajmet e rreme në Facebook që po shkaktojnë dhjetëra viktima

Më 23 qershor 2018, një seri imazhesh të tmerrshme filluan të qarkullojnë në Facebook. Njëra prej tyre tregonte një fëmijë me plagë të hapura mbi kokë dhe nofull (fotoja poshtë). Një tjetër...

Trump dëshiron shkarkimin e Sekretares për Sigurinë e Brendshme, shkak migrantët

Globi

Trump dëshiron shkarkimin e Sekretares për Sigurinë e Brendshme, shkak migrantët

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se ai dëshiron të largojë Kirstjen Nielsen nga pozita e Sekretares për Siguri të Brendshme dhe mund ta bëjë këtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!