1 milion euro drogë zbulohet në Francë, ka dhe një flamur kombëtar

Premte, 14 September 2018 22:46

Një sasi e madhe droge me vlerë 1 milion euro është sekuestruar nga policia në një banesë në Francë, ndërsa trafikantët dyshohet të jenë shqiptarë.

Droga u gjet në një banesë në “42 Avenue Berthelot” në distriktin e shtatë në Lyon, ku disa muaj më parë u gjetën 10 mijë euro të siguruara nga trafiku i heroinës, një azilkërkues shqiptar ra në pranga dhe u dënua me 3 vite burg. Ai ishte personi që kishte çelësat e apartamentit, raporton media franceze LeProgres.

Por duket se shqiptarët nuk vunë mend. Duke menduar se policia franceze nuk do të dyshonte më për aktivitete ilegale në të njëjtin vend, ata e përdorën të njëjtin apartament si bazë për të fshehur kanabis dhe heroinë me vlerë 1 milion euro, 104 kilogram kanabis dhe 984 gram heroinë.

Ekipi anti-drogë GLSES arriti të arrestojë një shtetas shqiptar, pasi e kishte monitoruar shtëpinë për disa ditë dhe kishin përdorur qentë për të nuhatur drogën pa e shqyer derën. Me lejen e prokurorit ata organizuan bastisjen e shtëpisë dhe prangosën shqiptarin.

Për 96 orë në polici, i arrestuari nuk tregoi asnjë informacion, por policia dyshon se ai mund të jetë pjesë e një grupi më të gjerë kriminal.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Politikë

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano...

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Sport

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Kroacia ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Spanjës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e “PlayOff” në Ligën e Kombeve. Djemtë e Daliç kanë...

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Politikë

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Banorët e zonës së Astirit te Unaza e Re, në kryeqytet vijojnë protestat e tyre, kundër mos kompensimit për prishjen e banesave të tyre. Në ditën e 12 të protestës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!