Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

E Enjte, 20 September 2018 12:40

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar "Fusha e Rërës" duke vënë në pranga 46 vjecarin Ardian Llana.

Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla,  parandalimit dhe goditjes së shpërndarjes së lëndeve narkotike në afërsi të shkollave,nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u bë finalizimi i Plan - Operacionit të koduar “Fusha e Rërës”, ku si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ardian Llana, 46 vjeç, banues në Durres, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës disponoheshin informacione se shtetasi Ardian Llana, i dënuar më parë për vrasje, posedon armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, ku tentonte ti shpërndante në afërsi të shkollave.

Mbi bazen e këtyre informacioneve, u  organizua dhe u zhvillua operacioni i koduar "Fusha e Rërës" ku u kap në afërsi të një shkolle, shtetasi i mësipërm.

Gjate kontrollit, shtetasit Ardian Llana ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 grame canabis dhe 7 doza heroine)

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shehu: Bën kolaps PPP abuzive e sterilizimit dhe e materialeve të konsumit

Politikë

Shehu: Bën kolaps PPP abuzive e sterilizimit dhe e materialeve të konsumit

Tritan Shehu  Kryeminstri dje ne spitalin e Fierit, nuk tha asgje per faktin qe PPP e sterilizimit dhe e materialeve konsumit po ben kolaps. Ai me syzat e tij 3...

Cristiano Ronaldo arrin 400 gola, ja si e feston

Sport

Cristiano Ronaldo arrin 400 gola, ja si e feston

Juventusi humbi, ndërsa Cristiano Ronaldo jo: kundër Genoas bardhezinjtë u ndalën për herë të parë në kampionat duke barazuar 1-1, por portugezi vazhdoi të shënojë dhe gjeti golin e pestë...

Meta në kishën e Bizës, ndjek meshën e drejtuar nga Padre serxhio

Politikë

Meta në kishën e Bizës, ndjek meshën e drejtuar nga Padre serxhio

Dita e sotme presidentin Ilir Meta , e ka gjetur në qytetin e Durrësit. Ai ka ndjekur aty meshën e drejtuar nga Padre Serxhio në kishën e Bizës, dhe lutet që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!