Krimet e Rënda caktojnë prokurorët për Shullazin, por..

Premte, 21 September 2018 10:22

Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se është caktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen “Shullazi”, por emrat nuk bëhen të ditur deri në seancën gjyqësore të radhës, pra më 25 shtator.

“Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës”, thuhet në njoftimin e thatë zyrtar të këtij institucioni.

Seanca e pretencës do të mbahet më 25 shtator, ndërkohë kryeporokuroja e Krimeve të Rënda, Donika Prela ka kërkuar ndërhyrjen e Arta Markut për të gjetur prokurorë të rinj.

Një ditë më parë Arta Marku ka urdhëruar procedimin disiplinor për 10 prokurorët që refuzuan shortin. Seanca e pretencës ishte vendosur për në 11 shtator, por prokurori Eneid Nakuçi, i sëmurë befas, ka kërkuar leje 6-mujore. Nuk dihet nëse prokurori ka frikë apo është kërcënuar. Këto dyshime shtohen edhe për faktin se Donika Prela gjatë mbledhjes ka propozuar blindim të grupit hetimor, me propozimin që nga dy prokurorë, gjatë mbledhjes në pretencë të paraqiten katër, përfshi edhe atë vetë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo njeriu më influent në botë, ia kalon Messit, Trumpit dhe Papës

Sport

Cristiano Ronaldo njeriu më influent në botë, ia kalon Messit, Trumpit dhe Papës

Portugezi Cristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale dhe jo vetëm në fushën e sportit, por edhe mes emrave të njohur të planetit. Ky përfundim erdhi falë një sondazhi të bërë...

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas dy gra, njëra thyen të dyja këmbët

Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas dy gra, njëra thyen të dyja këmbët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Një makinë, në afërsi të parkut të qytetit, ka hipur mbi trotuar duke goditur dy gra. Sipas njoftimeve paraprake, një nga gratë...

Skënderbeu apo Partizani, cila skuadër do jetë kampionia e javës?

Sport

Skënderbeu apo Partizani, cila skuadër do jetë kampionia e javës?

Superliga do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për vendin e parë të kategorisë, ku Skënderbeu do të presë Kamzën dhe Partizani gjirokastritët e Luftëtarit. Ndeshja e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!