Kultivonin kanabis në Greqi, shqiptarët i merr më qafë helikopteri

E mërkurë, 26 September 2018 14:50

Policia greke ka zbuluar një parcelë kanabis dhe ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të moshës 48 dhe 33 vjeç, që akuzohen se ishin kultivuesit e bimës narkotike.

Kjo parcelë ndodhej në një zonë mjaft të thyer malore të Arahovas, në perëndim të Beotisë.

Për zbulimin e saj u përdor një helikopter i policisë.

Në vendngjarje u gjetën 216 fidanë kanabisi me lartësi deri 2,5 metra.

Dy shtetasit shqiptarë nuk ndodheshin aty, por u mundësua identifikimi dhe më pas arrestimi i tyre, njeri në Livadhja dhe tjetri në Arahova.

Policia thotë se pas kontrolleve në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan shuma parash me vlerë të përgjithshme 7.000 euro, 6 telefona celularë, si dhe sasi të vogla kanabisi të papërpunuar.

Policia lokale po heton nëse implikohen dhe persona të tjerë në këtë çështje.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas dy gra, njëra thyen të dyja këmbët

Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas dy gra, njëra thyen të dyja këmbët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Një makinë, në afërsi të parkut të qytetit, ka hipur mbi trotuar duke goditur dy gra. Sipas njoftimeve paraprake, një nga gratë...

Skënderbeu apo Partizani, cila skuadër do jetë kampionia e javës?

Sport

Skënderbeu apo Partizani, cila skuadër do jetë kampionia e javës?

Superliga do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për vendin e parë të kategorisë, ku Skënderbeu do të presë Kamzën dhe Partizani gjirokastritët e Luftëtarit. Ndeshja e...

Sulm me bombë në Afganistan, 11 të vdekur

Globi

Sulm me bombë në Afganistan, 11 të vdekur

Të paktën 11 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në skaj të rrugës në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit. Zëdhënësi i prefekturës së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!