Vrasja dhe plagosja, arrestohet Ervis Martinaj

Premte, 05 October 2018 11:44

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish –Bllokut në rrugën “Ibrahim Rugova, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Policia njofton se u arrestuan  në flagrancë këta dy të fundit, ndërsa ka shpallur në kërkim tre persona.

Njoftimi i Policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi F. G., 28 vjeç.

Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

– Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :

– E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë

– F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë

– M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri tip “Glock”

– 11 gëzhoja

– 10 000 euro

– tre automjete

– aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

Modifikuar më Premte, 05 October 2018 11:50

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arrestimet e dy ish-deputetëve, Shehu: Qeveria ka marrë fund

Politikë

Arrestimet e dy ish-deputetëve, Shehu: Qeveria ka marrë fund

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar arrestimet e bujshme të dy ish-deputetëve socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Sipas tij arrestimet tregojnë atë që opozita e ka thënë...

VIDEO/ Kërkon që t’i fshihet mungesa, i vë pistoletën në kokë mësueses

Globi

VIDEO/ Kërkon që t’i fshihet mungesa, i vë pistoletën në kokë mësueses

Një nxënës i ka vënë pistoletën në kokë mësueses së tij në mënyrë që ajo t’i hiqte mungesën. Pamjet janë xhiruar në një shkollë të mesme në Creteil të Francës. Edhe...

Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Aktualitet

Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Këto ditë vjeshte pa reshje shiu kanë dhënë alarmin në Lumin Buna. Uji është tërhequr dhe lumi i ngjan një moçali. Banorët, por edhe ekspertët e mjedisin thonë se gjendja është...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!