Njohja e diplomave, hapen negociatat mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Tuesday, 09 October 2018 11:14

Vendet e Ballkanit Perëndimor hapën negociatat për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve dhe inxhinierëve civil në takimin e parë të organizuar në Bruksel nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RÇ).

Rezultati i pritur nga negociatat përfshin një Marrëveshje Reciproke të Njohjes, e cila do të vendosë rregulla të përbashkëta në njohjen e kualifikimeve profesionale të aplikantëve të cilët zotërojnë një diplomë nga secili prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke iu mundësuar atyre akses për të ushtruar profesionin në një tjetër ekonomi.

Negociatat dhe Marrëveshja e pritur mbi njohjen reciproke të kualifikimeve është pjesë e Planit Shumë-Vjeçar të Veprimit në Zonën Rajonale Ekonomike (MAp REA) të arritur nga kryeministrat e rajonit vitin e shkuar në Trieste.

“Heqja e pengesave ndaj lëvizjes së profesionistëve dhe përmbushja e objektivit të MAP REA për të lejuar lëvizjen e mjekëve, stomatologëve, arkitektëve dhe inxhinierëve në rajon do të krijojë mundësinë që talentet të qëndrojnë brenda rajonit. Për më tepër, Draft-Marrëveshja mbi Njohjen Reciproke të Kualifikimeve në Mjekësi, Stomatologji, Arkitekturë dhe Inxhinieri Civile është e bazuar në direktivën e BE-së 2005/36/EC mbi njohjen e kualifikimeve profesionale dhe kjo do të kontribuojë në përgatitjen për pranimin në BE,” tha Sekretari i Përgjithshëm i RÇ, Goran Svilanovic, në hapjen e negociatave.

Nicholas Cendroëicz nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Negocimet e Fqinjësisë dhe Zgjerimit (DG NEAR) theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për zgjerimin e BE.

Objektivi kryesor i takimit të sotëm ishte të binte dakord për një plan negociatash të realizueshëm dhe realistë dhe për të identifikuar nevojat për ta bërë këtë qëllim një realitet. RÇ propozoi një plan veprimi mbi hapat drejt finalizimit të Marrëveshjes së Njohjes së Ndërsjellë nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poloni korrikun e ardhshëm. Negociatorët kryesorë miratuan planin e propozuar të veprimit dhe shprehën optimizëm për t’i përfunduar negociatat në kohë për Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poloni.

Përveç Svilanovic dhe Cendroëicz, pjesëmarrësit e takimit, duke përfshirë më shumë se 20 zyrtarë nga ministritë përkatëse dhe institucionet e tjera relevante, u mirëpritën gjithashtu nga Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Tina Sariç, Iniciativa për Reformën Arsimore të Evropës Juglindore (ERI SEE), dhe Gazmend Turdiu, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Politikë

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Prej disa ditësh me rradhët rruga para ministrisë së Arsimit në Tiranë është mbushur me studentë që protestojnë për uljen e tarifave si dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit...

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktualitet

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se në mandatin e dytë të qeverisë nuk kemi parë asnjë vizion të qeverisë. Liçaj: Pse gjithë...

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Aktualitet

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Pedagogu Edmond Tupja është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për të folur për protestën e studentëve prej shtatë ditësh para Ministrisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!