Papunësia në Greqi zbret në 19% – Niveli më i ulët që nga gushti i vitit 2011

Premte, 12 October 2018 07:06

Norma e papunësisë në Greqi ra në 19 për qind në muajin korrik, nga 19.1 për qind që ishte në qershor, duke zbritur kështu në nivelin më të ulët që nga gushti i vitit 2011. Sipas shërbimit statistikor të vendit, ELSTAT, korriku numëronte 897 861 persona të papunë.

Në grupmoshën 15-24 vjeç, shkalla e papunësisë ra në 37.9 për qind nga 41.1 për qind që ishte krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkalla e papunësisë në Greqi, e cila arriti rekord të lartë prej 27.9 për qind në shtator 2013, ka ardhur në rënie, por vijon të mbetet më e larta në eurozonë.

Objektivat e qeverisë janë që papunësia të bjerë në 18.4 për qind këtë vit dhe të lehtësohet akoma më tej në 18.2 për qind vitin e ardhshëm, kur ekonomia të rimëkëmbet, bazuar në parashikimet e buxhetit 2019.

Ekonomia e Greqisë pa një rritje të lehtë gjatë periudhës prill-qershor, por me një ritëm më të ngadaltë se tremujori i mëparshëm.

Ndërkohën, sipas Eurostat, papunësia në eurozonë vijon të mbetet e qëndrueshme në 8.2 për qind në korrik.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ushtarët e SHBA-së: “Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë Kosovën!

Aktualitet

Ushtarët e SHBA-së: “Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë Kosovën!

Një video që po qarkullon në internet shihen disa kadetë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët i këndojnë Kosovës Vlen të theksohet se zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan...

DEKLARATA/ Tarifa e provimeve të mbartura, Senati nxjerr bllof Ramën

Aktualitet

DEKLARATA/ Tarifa e provimeve të mbartura, Senati nxjerr bllof Ramën

Kur Tirana është ‘pushtuar’ nga një valë e madhe protestash të studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka dalë në mbështetje të...

Viti i Ri , nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë

Aktualitet

Viti i Ri , nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë

Nga Rugova Dunisha Kalendari i Ramës ka filluar të heqë faqet e fundit. Mesa duket, Rama këtë vit do ta hajë gjelin të pazier, por të marinuar mirë me shuplakat e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!