Pasuria “problematike” – Rrit shanset për divorc!

Premte, 12 October 2018 07:08

Nuk është aspak për tu habitur se një nga shkaqet më të mëdha të divorceve janë pikërisht paratë.

Sipas një studimi të mbi 2,000 të rriturve nga SunTrust Bank, paraja është shkaku kryesor i stresit në një marrëdhënie. Hulumtimi zbuloi se 35 për qind e njerëzve thanë se financat zënë vendin kryesor të problemeve me partnerin e tyre. Natyrisht, çiftet që kanë pothuaj të njëjtat të ardhura, rrisin mundësitë për sukses. Sa më e madhe të jetë mospërputhja mes të ardhurave të një çifti, aq më shumë ka gjasa që ato të ndahen brenda pesë viteve, tha hulumtuesit nga Bordi i Rezervës Federale.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se çiftet e pasura shkojnë më mirë. “Ka çifte që vërtet kanë shumë para, por kanë edhe shpenzime të larta mujore, dhe për këtë ata vihen në vështirësi”-thuhej në studim sipas CNBC. “Shpesh, kur një nga partnerët ka të ardhura të larta, bashkëshorti tjetër nuk punon. Kjo pabarazi ekonomike është themelore. Natyrisht, këto ditë ka shumë familje me dy të ardhura ku shpenzimet dhe përgjegjësitë ndahen.”

Sipas këshilltarëve financiarë, megjithëse rolet gjinore kanë ndryshuar në mënyrë dramatike në dekadat e fundit, shumë çifte gjithashtu i përmbahen një ndarjeje tradicionale të punës, me burrat që përgjithësisht marrin rolin udhëheqës në financa. Kjo mund të ndikojë në dinamikën e përgjithshme të një martese. Përveç kësaj, individët me të ardhura të larta mund të kenë një punë që kërkon udhëtime dhe orë të gjata në punë.Pastaj ata kalojnë shumë kohë larg, gjë e cila shkakton probleme të mëdha në martesë.

Ndërsa ekonomia forcohet dhe të ardhurat rriten, shumë çifte mund të përjetojnë probleme, sipas Akademisë Amerikane të Juristëve të Brendshëm. Divorcet kanë tendencë në rritje së fundmi, në një bum ekonomik, tha organizata. Me një diferencë mjaft të madhe, avokatët përkatës thanë se zakonisht shohin një rënie të numrit të divorceve vetëm gjatë rënies ekonomike kombëtare. Studimi ka treguar se kur janë në vështirësi ekonomike, duke pasur buxhete të shtrënguara dhe pasqyra financiare të paqarta, shumë çifte janë më të gatshëm të provojnë dhe të përpiqen për martesën e tyre.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Politikë

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Prej disa ditësh me rradhët rruga para ministrisë së Arsimit në Tiranë është mbushur me studentë që protestojnë për uljen e tarifave si dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit...

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktualitet

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se në mandatin e dytë të qeverisë nuk kemi parë asnjë vizion të qeverisë. Liçaj: Pse gjithë...

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Aktualitet

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Pedagogu Edmond Tupja është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për të folur për protestën e studentëve prej shtatë ditësh para Ministrisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!