Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Diel, 21 October 2018 21:25

Këto ditë vjeshte pa reshje shiu kanë dhënë alarmin në Lumin Buna. Uji është tërhequr dhe lumi i ngjan një moçali.

Banorët, por edhe ekspertët e mjedisin thonë se gjendja është emergjente, pasi atje derdhen edh ujërat e zeza, qe rrezikojnë florën dhe faunën.

Thatësira dhe temperaturat e larta, të pazakonta për stinën e vjeshtës kanë krijuar situatë alarmante në lumin Buna në Shkodër, i cili sot ngjan me një moçal. Edhe më e rëndë paraqitet situata me mbeturinat që kanë dalë në sipërfaqe nga tërheqja e ujit. Si të mos mjaftonte, ujërat e zeza që derdhen në Bunë rrezikojnë seriozisht florën dhe faunën e këtij ekosistemi.

Anne-Sophie Pellier, eksperte ndërkombëtare mjedisore shprehet se gjendja është emergjente.. “ Mjafton një shikim I lirë për të parë se si është situata e mbeturinave në Bunë. Ne jemi duke zbatuar një projekt që ka si qëllim ndryshimin e mënyrës së menaxhimit të këtij ekosistemi dhe ndërgjegjësimin e popullatës për mbrojtjen e tij”, shprehet ajo.

Për sa kohë nuk do ketë një studim të mirëfilltë për shtratin e Bunës dhe një ndërgjegjësim qytetar, jeta e këtij ekosistemi do vijojë të jetë e rrezikuar./Tch

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Është përfshirë nga flakët një banesë në Elbasan pasi shpërtheu një bombol gazi.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Katundi Ri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë...

Lajmet e rreme në Facebook që po shkaktojnë dhjetëra viktima

Kuriozitete

Lajmet e rreme në Facebook që po shkaktojnë dhjetëra viktima

Më 23 qershor 2018, një seri imazhesh të tmerrshme filluan të qarkullojnë në Facebook. Njëra prej tyre tregonte një fëmijë me plagë të hapura mbi kokë dhe nofull (fotoja poshtë). Një tjetër...

Trump dëshiron shkarkimin e Sekretares për Sigurinë e Brendshme, shkak migrantët

Globi

Trump dëshiron shkarkimin e Sekretares për Sigurinë e Brendshme, shkak migrantët

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se ai dëshiron të largojë Kirstjen Nielsen nga pozita e Sekretares për Siguri të Brendshme dhe mund ta bëjë këtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!