Trafikonin kokainë nga Holanda në Greqi, arrestohen dy shqiptarët

E Enjte, 08 November 2018 21:11

Shkatërrohet nga policie helene një organizatë që merrej me trafikun e kokainës nga Europa Perëndimore në drejtim të Greqisë.

Për pasojë, 4 anëtarë të grupit janë arrestuar, dy prej të cilëve shqiptarë, 34 dhe 38 vjeç. Gjithashtu është arrestuar edhe një shtetase greke për posedim droge.

Arrestimet janë kryer në Athinë dhe në zonën e Artës. Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar rolin  e secilit prej anëtarëve të grupit dhe zonat e magazinimit të kokainës.

Në mënyrë të veçantë, një 41-vjeçar grek ishte përgjegjës për futjen e kamionëve ndërkombëtar të transportit që sillnin kokainën nga Holanda për në territorin grek. Droga pritej nga dy shqiptarët në një dyqan dhe më pas furnizoheshin anëtarët e tjerë të organizatës.

Transporti i drogës brenda vendit bëhej zakonisht me një taksi nga një 50-vjeçar.

Nga hetimet është zbuluar mbi 1 kg kokainë e pastër si dhe sasi të vogla kanabisi dhe  janë sekuestruar 12755 euro, dy vetura, dy peshore precize dhe 13 celularë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!