Lamtumirë Butrint?! Rritja e nivelit të detit rrezikon disa trashëgimi të UNESCO-s

E Enjte, 06 December 2018 15:31

10 vende të Trashëgimisë Botërore janë të rrezikuara për shkak të rritjes së nivelit të detit. Në ketë listë është edhe qyteti antik i Butrintit. Sipas një analizë të dedikuar na Nature Research, rezultatet kanë qenë alarmante.

Sipas skenarit, Butrinti është në rrezik të moderuar si nga përmbytjet, ashtu edhe nga erozioni, me 1.6 milionë deri në 1.8 milionë stuhi të parashikuara deri në 2100. Zona arkeologjike është e rrethuar nga një park kombëtar dhe ka përfituar shumë nga mbështetja e Fondacionit Butrint, e themeluar në vitin 1993 nga Lord Rothschild dhe Lord Sainsbury nga Preston Candover.

Fondacioni, së bashku me Fondacionin e Sipërmarrjes Shqiptaro-Amerikan, po harton një plan të ri të menaxhimit të numrit gjithnjë e në rritje të turistëve për qeverinë e Shqipërisë.

Richard Hodges, drejtori shkencor i fondacionit, thotë se ka marrë në shqyrtim raportin dhe se po përgatit një strategji lehtësuese.

Ai shton stuhitë do të mund të mbulojnë pothuajse tërë vendin e lashtë.

Por nuk është vetëm Butrinti në rrezik. Sipas kërkimit shkencor janë disa site dhe qytete të cilat rrezikojnë të zhduken përgjithmonë. Italia është ndër vendet më të prekura për sa i përket rritjes së nivelit të detit. Qyteti i Venecias, renditet ndër vendet me rrezik të lartë që preket si nga rritja e nivelit të detit ashtu edhe nga erozioni.

Zona arkeologjike e Pompeit rrezikon gjithashtu që të përmbytet në një të ardhme. Por edhe monumentet e krishterimit në Ravena të Italisë dhe Ferrara, qyteti i rilindjes europiane.

Në listën e vendeve të rrezikuara është edhe qyteti kroat i Dubrovnikut, i cili rrezikohet gjithashtu nga erozioni bregdetar dhe rritja e nivelit të detit. Megjithatë sipas raportit qeveria kroate po harton një strategji si “të shpëtojë” vendet arkeologjike nga përmbytjet dhe ndryshimet klimatike në përgjithësi.

Në rrezik përmbytje janë edhe zonat historike të Stambollit. Kostandinopoja ishte kryeqendra e Perandorisë Bizantine, si dhe kryeqyteti i Perandorisë Osmane. Sipas raportit deti Marmara, që lidh detin Egje me Detin e Zi, do të rrisë nivelin me 1.6 -1.8 metër deri në 2100. Qyteti do të preket nga përmbytjet e vazhdueshme gjatë ditëve me shi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mbërrijnë në Prishtinë automjetet ushtarake amerikane për ushtrinë e Kosovës

Bota Shqiptare

Mbërrijnë në Prishtinë automjetet ushtarake amerikane për ushtrinë e Kosovës

24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara, në Kosovë. Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me...

Çifti shkodran përplaset për pronat, gruaja: Ja more tokat fëmijëve të tu për vëllain!

Aktualitet

Çifti shkodran përplaset për pronat, gruaja: Ja more tokat fëmijëve të tu për vëllain!

Pronat duket se vijojnë të jenë burim konflikti në shumë familje shqiptare. Këtë të diel, në rubrikën “Shihemi në gjyq” ishin bashkëshortët nga Shkodra, Suzana dhe Gasper Rrotaj. Shkaku ishte një...

Pedagogia e Fakultetit Histori-Filologji Lili Sula: Unë sot jam student!

Aktualitet

Pedagogia e Fakultetit Histori-Filologji Lili Sula: Unë sot jam student!

Me studentet protestues eshte bashkuar dhe pedagogia e Fakultetit Histori Filologji Lili Sula. Ne rrjetin social Fb znj.Sula shkruan:  - "Media mund të cungojë dhe tjetërsojë mendimin e një pedagogeje...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!