Studentja e stomatologjisë: Nesër protestë para kryeministrisë, Rama na shau tani të përgjigjet

E Enjte, 06 December 2018 18:43

E ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka qenë e ftuar studentja e Stomatologjisë, Klarisa Rexhvelaj, e cila foli për protestën studentore. E pyetur nga moderatori Alen Xhelili se çfarë do të ndodhë në vijim, studentja tha se nesër do të protestohet para kryeministrisë, pasi ka ardhur momenti që Rama të dëgjojë zërin studentor.

Ajo tha se Rama ka disa ditë që i ofendon por nesër do t’i duhet të japë përgjigje dhe të dëgjojë e tu japë zgjidhje kërkesave të studentëve.
‘Protesta nuk ka patur një organizator të caktuar, jemi të gjithë bashkë organizatorë. Deri tani disa nga kërkesat tona janë miratuar nuk jemi aspak të kënaqur. Nesër do të vazhdojmë të protestojmë përpara kryeministrisë në orën 10:00 të gjithë studentët të bashkuar. Përderisa ministrja na tha se nuk kam më çfarë bëj për ju, ne do t’i drejtohemi kryeministrin të na dëgjojë sepse ka ditë që na ofendon. Ai është i vetmi që mund të shfuqizojë vendimin dhe të na plotësojë kërkesën’, deklaroi studentja Klarisa Rexhvelaj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Ish-ministrit: Largimi i kësaj qeverie është pak, duhet ...

Politikë

Ish-ministrit: Largimi i kësaj qeverie është pak, duhet ...

Pas skandalit në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila fitoi lotin e parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës përmes falsifikimit, si dhe 11 milionë të tjera...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!