A ndikon Monika Kryemadhi në vendimet e tij? Meta: Ja e vërteta

E Enjte, 06 December 2018 21:05

Presidenti Meta sot gjatë intervistës së dhënë për televizonin “A2 News” i pyetur se sa ndikohet në vendimet e tij nga ndikimi i bashkëshortes, njëherazi kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur ndër të tjera se: “nuk është burim informacioni për mua”.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Nuk dua të hyj në marrëdhëniet personale, më interesojnë vetëm marrëdhëniet institucionale. Jeni President i Republikës, bashkëshort i kryetares së një partie opozitare. A bisedoni me zonjën Kryemadhi për çështje që kanë të bëjnë me politikën? A është zonja Kryemadhi një burim informacioni për Presidentin e Republikës? Nuk ka asnjë aspekt rozë pyetja: thjesht institucionale. Presidenti i Republikës e merr informacionin nga të gjitha burimet e mundshme. A është zonja Kryemadhi një burim informacioni për ju?

Presidenti Meta: Duhet të jeni i sigurt që nuk është një burim informacioni për mua, për arsye sepse në çdo rast është e njëanshme, por...

Gazetari: A flisni me të për çështje të aktualitetit të ditës?

Presidenti Meta: Ajo që dua t’ju siguroj është se pavarësisht nga ajo se çfarë mund të diskutoj me cilindo, vendimet dhe gjykimet e mia janë krejtësisht të pandikuara nga përkatësia partiake, sociale,...

Gazetari: Vendimet e Presidentit të Republikës?

Presidenti Meta: ... kulturore, fetare, e kujtdo qoftë.

Gazetari: Një pyetje zoti President: në perspektivën e zgjedhjeve të ardhshme, ju do të jeni edhe President i Republikës, sepse i tillë është kalendari. A ju mungon partia që keni drejtuar? Lëvizja Socialiste për Integrim sot, nën drejtimin e bashkëshortes suaj, a është më e fortë? A është njësoj e fortë? Në opozitë?

Presidenti Meta: Unë nuk ndiej asnjë mungesë në përmbushjen e detyrës dhe përgjegjësisë sime si President i Republikës. Dhe ndihem shumë i plotësuar në këtë detyrë. Me të vetmin shqetësim: Që ta përmbush deri në fund dhe me përgjegjësi të plotë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!