Inflacioni në rënie – 1.8%, niveli më i ulët në 10 muaj

Premte, 07 December 2018 17:13

Inflacioni ra për të pestin muaj radhazi në nëntor dhe preku nivelin më të ulët në 10 muajt e fundit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit për nëntorin ishte 1.8%, nga 1.9% që pati qenë në tetor.

Rënia e inflacionit për nëntorin u ndikua sidomos nga grupet transporti, qira, ujë, energji dhe shëndeti. Rënia e çmimit të karburanteve në fund të nëntorit e ka ulur inflacionin e grupit transporti në 2.5%, nga 4.3% që pati qenë në tetor.

Ndërkohë, grupi me ndikimin kryesor ai i ushqimeve shënoi një rritje të lehtë të inflacionit, për herë të parë që nga qershori. Inflacioni i këtij grupi u rrit në 2%, nga 1.8% që kishte qenë për tetorin.

Rënia e inflacionit që ka nisur në gjysmën e dytë të vitit mund të shpjegohet me disa faktorë. Gjatë muajve të verës zbutja e çmimeve të prodhimeve bujqësore ka pasur një rol përcaktues.

Një ndikim të ngjashëm kanë dhënë çmimet e ulëta të lëndëve të para dhe produkteve ushqimore në tregjet ndërkombëtare.

Gjithashtu, leku i fortë në kursin e këmbimit valutor ngelet gjithashtu një faktor me ndikim të konsiderueshëm në uljen e presioneve inflacioniste nga jashtë.

Këta faktorë kanë bërë që inflacioni të bjerë sërish nën intervalin e poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Vetë Banka Qendrore, në raportin e fundit të politikës monetare, shprehej se rritja e inflacionit, sidomos në tremujorin e dytë të vitit, është ndikuar së shumti nga komponentë afatshkurtër.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të kthehet pranë objektivit prej 3% vetëm në vitin 2020.

Ersuin Shehu/SCAN

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Ish-ministrit: Largimi i kësaj qeverie është pak, duhet ...

Politikë

Ish-ministrit: Largimi i kësaj qeverie është pak, duhet ...

Pas skandalit në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila fitoi lotin e parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës përmes falsifikimit, si dhe 11 milionë të tjera...

Studenti i Infermierisë: Protesta duhet të zhvendoset tek kryeministria

Aktualitet

Studenti i Infermierisë: Protesta duhet të zhvendoset tek kryeministria

Studenti i Infermierisë, por në një Universitet privat thotë se i është bashkuar protestës pasi sipas tij kauza është e të gjithë shqiptarëve. Ai tha në maratonën e Ora News se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!