Tronditëse/ KLSH deklaron: Gjatë vitit 2017, janë vjedhur 826 milionë euro

Hënë, 02 Prill 2018 14:17

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur në konkluzionin se gjatë vitit 2017, janë vjedhur 826 milionë euro, ku përfshihen edhe dëmi ekonomik i shkaktuar nga veprime të papërgjegjshme të administratës , kundër interesave të përbashkëta të shqiptarëve.

Sipas KLSH, vjedhjet më të mëdha janë bërë në dogana, tendera, dhe koncesione.

Në një tjetër raport, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton: “Në total efektet negative në buxhetin e vitit 2016 llogariten në vlerën 109,546 milionë lekë ose 820 milionë euro”.

Gjatë vitit 2016, dëmet më të mëdha janë shkaktuar nga dhënia me qira e pronave publike si dhe tenderat. Këto dy skema vënë rreth 60 % e vjedhjeve në total. Vjedhje të tjera të mëdha janë shkaktuar me pagat dhe nga Albpetrol.

Rekordi i vjedhjeve dhe shpërdorimeve është shënuar në vitin 2015, kur nisi të zbatohet skema mafioze e koncesioneve.

Gjatë këtij viti vjedhjet kapën shifrën rekord 919 milionë euro. Nga auditimet e ushtruara gjatë vitit 2015, sipas KLSH, janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 125,763,051 mijë lekë, si dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 35,312,076 mijë lekë (ose 257.7 milionë euro).

Megjithatë, vjedhjet vazhdojnë edhe në këtë moment pothuajse në çdo zyrë të shtetit shqiptar. Paralel me vjedhjet, vazhdon edhe propaganda qeveritare.

Modifikuar më Hënë, 02 Prill 2018 14:27

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Politikë

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Një sasi prej 4100 copë paketa cigaresh dhe një shumë e konsiderueshme parash prej më shumë se 4 milionë lekësh, janë sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të koduar "Ndjekja". Në...

Nishani: Qeveria nuk njeh asnjë kufi, amendimi i ligjit për TK nuk bëhet pa votimin e Dekretit

Politikë

Nishani: Qeveria nuk njeh asnjë kufi, amendimi i ligjit për TK nuk bëhet pa votimin e Dekretit

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj amendamenteve të ligjit për 'Teatrin' që mazhoranca miratoi gjatë ditës së djeshme. Ky akt, shkruan Nishani, e ka përdhosur përfundimisht parlamentarizmin dhe shtetin ligjor, pluralizimin...

Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Aktualitet

Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Dramat e shqiptarëve të cilëve iu është refuzuar azili në Gjermani vazhdojnë t ë shtohen. Pak ditë pasi një kryefamiljar shqiptar humbi jetën duke u hedhur nga një urë në...