Skrapar/ Plagos ish kryeplakun për pronën, arrestohet 58-vjeçari

Tuesday, 03 Prill 2018 13:13

Pas një debati për motive pronësie, Fatmir Cenaj, ka plagosur me armë zjarri ish kryetarin e fshatit Rehovë të Poliçanit.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.40 në Rehovë. Ish kryeplaku Jonuz Banaj dhe Fatmir Cenaj prej vitesh kanë një konflikt pronësie, dhe debati i këtij mëngjesi ka degjeneruar në përdorimin e armës.

58- vjeçari Cenaj e ka plagosur me automatik, model 56. I dëmtuari u nis me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkaq autori është arrestuar në kohë rekord nga policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Modifikuar më Tuesday, 03 Prill 2018 13:17

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!