Ulet numri i vdekjeve nga aksidentet; Qarqet që vrasin më shumë

Hënë, 23 Prill 2018 17:25
Foto ilustruese Foto ilustruese

Në muajin Mars 2018 numërohen 123 aksidente rrugore, nga 152 që ishin në Mars 2017, duke u ulur me 19,1 %.

Aksidentet rrugore mujore, Mars 2014–Mars 2018 Në Mars 2018, numri i të aksidentuarve është 160 persona, nga 213 që ishte një vit më parë, duke u ulur 24,9 %. Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë 2018, është 483, duke ulur 8,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2018, numri i vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 16 që ishte një vit me parë për të njëjtën periudhë, duke u ulur 12,5 %. Në tremujorin e parë 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 47, duke ulur 14,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Mars 2018, aksidentet rrugore, në 76,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zëne 33,3 % duke u ulur me 6,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e parë 2018, aksidentet rrugore, në 21,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë./ monitor 

Modifikuar më Hënë, 23 Prill 2018 18:47

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!