“Erjon Braçe e meriton prej kohësh kartonin e kuq...”

E mërkurë, 25 Prill 2018 16:12

Gjyqtari i goditur ditën e djeshme nga Erjon Braçe reagon ndaj veprimit të pahijshëm të deputetit.

Andi Koçi, gjyqtari i goditur ditën e djeshme në mënyrë të dhunshme nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka thënë se kjo ndodhi nuk është e para e deputetit. Në një intervistë për “Panorama Sport”  gjyqtari ka thënë se Braçe është gjithmonë i dhunshëm dhe bën veprime të turpshme edhe me arbitra të tjerë.

“Kështu bën pothuajse gjithnjë edhe me të tjerë, jo vetëm me mua. Shan, ofendon, ose bën gjeste të tjera të kësaj natyre. Ju siguroj se nuk është rast i izoluar ky imi. Është shumë emocional, nuk e marr vesh çfarë njeriu është…” tha Koçi.

Më tej ai sqaron se nuk ka pasur asgjë personale midis tyre dhe se ky veprim e ka habitur.  

“Jo, nuk besoj se ka ndonjë gjë personale me mua. Por të them të drejtën, nuk është se bëra edhe ndonjë gabim trashanik apo ndonjë gjë të rëndë në fushë edhe hajt se po e “mirëkuptoj” deri diku këtë sjellje… Por nuk pati asgjë. Më vjen shumë keq, sepse në vend që një deputet të japë shembullin për të tjerët, ai nxit kësi situatash.” theksoi ai.

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 16:21

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Eraldi kërkon ndihmë; I riu nga Kuçova do punë dhe kurim për të motrën

Aktualitet

Eraldi kërkon ndihmë; I riu nga Kuçova do punë dhe kurim për të motrën

Jeta është bërë më e vështirë për një të ri nga një fshat i Kuçovës. Eraldit i vdiq i ati dhe vuajtjet që kanë nisur që në moshën 14-vjeçare tani...

​Lampard: Man Unitedi e ka një skuadër të mrekullueshme

Sport

​Lampard: Man Unitedi e ka një skuadër të mrekullueshme

Ish-mesfushori legjendar i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka bërë një skuadër të mrekullueshme, si dhe i ka cilësuar “Djajtë e kuq”...

Gazeta franceze: Ja harta e planit Thaçi-Vuçiç, kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Bota Shqiptare

Gazeta franceze: Ja harta e planit Thaçi-Vuçiç, kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Prestigjiozja franceze e referencës “Le Monde” i ka kushtuar një speciale të gjatë në rubrikën e saj “Gjeopolitikë” çështjes së ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Në shkrimin e...