Vetingu paralizon punën edhe në Gjykatën e Lartë

Tuesday, 03 Prill 2018 18:50

Javën që kaloi u shtynë të gjithë proceset penale dhe civile në Gjykatën e Lartë situatë që vijon të mbetet edhe këtë javë që sapo kanisur. Shkak për këtë situatë të paprecedentë është mungesa e gjyqtarëve, e cila sjell pasojë mos-krijimin e trupave gjykuese. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, por aktualisht në detyrë janë vetëm 9. Në këto kushte, gjykata më e lartë e vendit është në një kolaps të plotë. Pas bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk mund të marrë vendime, për shkak se ka vetëm 5 nga 9 anëtarë, tashmë është radha e Gjykatës së Lartë që të stopojë punën e saj. Kjo situatë, e cila është e pakrahasueshme me asnjë periudhë tjetër të shtetit shqiptar, është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e maxhorancës qeverisëse, e cila ka bllokuar dhe ngadalësuar proceset e nevojshme për emërimin e gjyqtarëve të rinj, si në Gjykatën Kushtetuese, ashtu edhe në Gjykatën e Lartë. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ky Këshill ende nuk është formuar, pasi kandidatët janë ende në procesin e Vetingut. Komisioni i Rivlerësimit Kalimtar (Vetingut), cili tashmë duket qartë që është nën kontrollin qeveritar, ka nisur procesin verifikues për kandidatët, por ende nuk ka asnjë rezultat deri më tani.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në rastin më të mirë, mund të krijohet pas 6 muajsh. Kjo, pasi, në përfundim të procesit të Vetingut, kandidatët gjyqtarë për këtë këshill, do të votohet fillimisht nga Mbledhje e Përgjithshme e Gjyqtarëve. Më tej, lista e përzgjedhur do t’i përcillet Presidentit të Republikës, i cili nga ana e tij do të firmosë emërimet.

Reforma në drejtësi, e cila ka parashikuar pastrimin e radhëve të gjyqësorit, aktualisht e ka vendosur në situatë kolapsi sistemin gjyqësor. Hartuesit e Reformës në Drejtësi, të mbështetur nga projekte të mirëfinancuara ndërkombëtare, në rastin më të mirë nuk e kanë menduar këtë situatë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Politikë

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano...

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Sport

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Kroacia ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Spanjës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e “PlayOff” në Ligën e Kombeve. Djemtë e Daliç kanë...

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Politikë

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Banorët e zonës së Astirit te Unaza e Re, në kryeqytet vijojnë protestat e tyre, kundër mos kompensimit për prishjen e banesave të tyre. Në ditën e 12 të protestës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!