Konflikt me armë zjarri në Mat, policia ndërhyn në kohë

E Enjte, 26 Prill 2018 12:59

Policia e Matit ka arritur të ndalojë një konflikt me armë zjarri në një familje në Klos. Forcat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas marrjes së informacionit, se në një banesë në fshatin Gurrë Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Njoftimi i policisë

Në banesën e shtetasit Ari Hoxha, ka shkuar shtetasi B.O, me qëllim sqarimin e një konflikti midis shtetasit Ari Hoxha dhe bashkëjetueses së tij, shtetases E.N,

Shtetasit e mësipërm kanë debatuar me njëri- tjetrin dhe brenda në banesë shtetasi B.O, ka kanosur duke qëlluar një herë me armë zjarri, dhe është larguar, sapo ka parë policinë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Ari Hoxha, 30 vjeç, banues në fshatin Mishter, Klos, (i dënuar më parë), pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij E.N, 16 vjeçe. Vepra penale “Dhunë në familje”.

Ndërsa shtetasi B.O, 41 vjeç, banues në Laç, i afërm i shtetases E.N është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”

“Kanosje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 13:12

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!