Policia e shpall në kërkim për dhunë në protestë, pronari i televizionit del live: Jam në punë

Tuesday, 03 Prill 2018 19:34

Presidenti i Kukes Televizion, njekohesisht biznesmeni Lutfi Meçka i cili rezulton në listën e personave të shpallur në kërkim nga policia në lidhje me protestën e së shtunës në Rrugën e Kombit pasi akuzohet se ka bërë “thirrje për dhunë” në një prononcim për ‘Fax News’ dhe Kukes Televizion ka sqaruar pozicionin e tij ku ka deklaruar se ai gjatë gjithë kohës kishte bërë thirrje që protesta të jetë paqësore.

Meçka tha se kur ai kishte arritur në protestë situata ishte e tensionuar dhe ai ishte ngjitur në podium dhe kishte bërë thirrje që policia të mos qëllohej por situata kishte eskaluar.

Lutfi Meçka u shpreh gjithashtu se për Rrugën e Kombit duhet që Shqipëria të diskutojë edhe me Kosovën pasi kjo rrugë është edhe në funksion të çështjes kombëtare dhe është e papranueshme që të vihet një tjetër kufi mes dy vendeve.

Pyetjes se përse nuk dorëzohet në polici pronari i televizionit të Kukësit iu përgjigj se ai ndodhet në zyrën e tij dhe policia mund të shkonte ta arrestonte.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!