Mbetet ende mister zjarri tek "Siri Kodra"

Tuesday, 03 Prill 2018 20:27

Flakët përpinë gjithçka në magazinën e hidrosanitareve në rrugën “Siri Kodra”. 30 zjarrfikëse iu kërkua ndihma për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa aty pranë ndodheshin edhe disa banesa dhe një karburant. Vatrat e zjarrit riaktivizohen herë pas herë në magazinën e cila u dogj plotësisht në rrugën, “Siri Kodra”.Rreth 30 automjete zjarrfikëse luftuan me flakët nga mesdita e së hënës, ndërsa magazina me materiale hidrosanitare u shkrumbua totalisht.

Flakët dukeshin nga disa kilometra larg kryeqytetit, pasi materiali ishte lehtësisht i djegshëm, duke krijuar panik tek banorët që ndodheshin shumë pranë me ndërtesën në flakë.Bujar Kaçana, efektiv i zjarrfikësve të kryeqytetit tregon luftën me flakët dhe ndihmën që i dhanë edhe kolegët e Fushë-Krujës, Durrësit si edhe ata të ushtrisë. “Luftojmë më gjithë kapacitetin e mjeteve të zjarrfikësve të Tiranës, botet e bashkisë që na furnizojnë me ujë, në mëngjes kanë qenë dhe të ushtrisë. Për momentin nuk mund të japin një orar se kur mund të fikët”. Për të përcaktuar shkaqet e rënies së flakëve, Kacana thekson se do të duhet ende kohë. “Ekspertiza vjen, pasi në të fikim zjarrin”. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur njerëz të lënduar, por u raportua se kërkuan ndihmën e parë disa efektivë zjarrfikës, pasi mbetën të asfiksuar nga flakët.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!