Shqiptari vë në alarm Greqinë/ Helikopter i dyshimtë mbi bazën ushtarake

E mërkurë, 04 Prill 2018 08:34

Greqia është alarmuar nga një helikopter i dyshimtë që fluturonte mbi territorin e saj.

Ngjarja ka ndodhur të premten më 30 Mars, ndërsa lajmi është bërë i ditur pasditen e sotme. Sipas shtypit grek, një helikopter tip “Eurocopter AS 350BA Ecureuil” fluturoi mbi një bazë ajrore ushtarake në Andravida. Në bordin e mjetit fluturues ndodheshin dy shtetas të huaj, një gjerman që ishte piloti dhe një francez, të cilët po filmonin. Kulla e kontrollit urdhëroi helikopterin që të ulej pasi nuk kishte marrë leje të fluturonte në atë zonë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Rendit Publik nisën menjëherë hetimet mbi këtë rast, pasi dyshuan se dy shtetasit e huaj po bënin filmime sekrete mbi bazën ajrore ushtarake greke. Nga verifikimet rezultoi se helikopteri që përdorej nga dy të huajt, në fakt ishte marrë me qira nga një qytetar shqiptar. Ai është identifikuar, por emri i tij nuk është bërë publik.

Të tre personat u shoqëruan në polici për të dhënë shpjegime. Në fakt, helikopteri kishte marrë leje për të fluturuar, por deri në zonën e Lutraki në Korinth, dhe jo mbi bazën ajrore ushtarake në Andravida,  shkruan "TvKlan".

Sipas informacioneve që raportojnë mediat greke, dy qytetarëve të huaj iu gjetën aparate fotografike dhe filmime, por thuhet se ata ishin punësuar dhe licencuar nga kontraktuesi për të kryer imazhe dixhitale përgjatë zonës së autostradës dhe më gjerë.

Helikopteri dispononte një teknologji të fundit dhe objektet janë sekuestruar për të analizuar të gjitha filmimet. Në hetim është përfshirë edhe Shërbimi Informativ i Greqisë. Të tre personat janë proceduar penalisht nga autoritetet greke. Megjithatë nuk dihet nëse hetimi ndaj tyre po zhvillohet në gjendje të lirë pasi informacionet janë kontradiktore. Disa media shkruajnë se ata janë liruar, ndërsa të tjera thonë se po mbahen në paraburgim deri sa të dalin për masë sigurie në Gjykatë ditën pas Pashkëve, pasi është festë zyrtare në shtetin grek.

Kjo ngjarje alarmoi fillimisht edhe SHBA-në për mundësinë e spiunazhit, pasi aeroporti ushtarak në Andravida së fundmi do të shërbejë edhe për shërbimet operacionale të trupave amerikane. Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar për një bazë të re për 5 mijë ushtarakë amerikanë dhe avionët e tyre, pas largimit nga baza turke në Incirlik. Dhe baza e Andravidas është në krye të listës për t’u përdorur nga amerikanët.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

"Gruevski"/ Vjen reagimi i parë i Maqedonisë kundër Hungarisë

Bota Shqiptare

"Gruevski"/ Vjen reagimi i parë i Maqedonisë kundër Hungarisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë notë proteste lidhur me ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe me kërkesën së tij për azil në Hungari. Sot në...

Gjykata e Lartë kthehet në depo me 30 mijë dosje që presin të shqyrtohen

Aktualitet

Gjykata e Lartë kthehet në depo me 30 mijë dosje që presin të shqyrtohen

Ndërtesa e Gjykatës së Lartë është kthyer në një depo dosjesh që nuk dihet se kur do shqyrtohen. Janë 30 mijë dosje pezull të vendosura në salla, korridore dhe zyrat...

Enrique Iglesias kap fansen nga të pasmet, ajo e puth

Lifestyle

Enrique Iglesias kap fansen nga të pasmet, ajo e puth

Këngëtari i famshëm Enrique Iglesias në turnetë botërore ka kënaqur dhjetëra femra që kanë pasur fat që t’i këndojnë këngën “Hero”. Këngëtari është një prej meshkujt më të dëshiruar nga femrat...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!