GJYQTARJA QË LA NË BURG 11 PROTESTUES, GRUAJA E DREJTUESIT NË POLICINË E SHTETIT

E mërkurë, 04 Prill 2018 16:04
Gjyqtarja, Alma Ahmeti Gjyqtarja, Alma Ahmeti

Alma Ahmeti, gjyqtarja e Kukësit, e cila sot në Gjykatën e Tiranës vendosi të lërë në burg 11 protestuesit e Rrugës së Kombit është bashkëshortja e Erjon Ahmetit.

Erjon Ahmeti mban postin e kreut të Komisariatit Rrugor të Tiranës. Denoncimin e bën ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili thotë se kjo gjyqtare përveçse gjykon nga Kukësi në Tiranë, pa baza ligjore, nuk bind për paanshmëri.

Sipas tij, Ahmeti duhet të dorëhiqej nga kjo çështje në respekt të ligjit por edhe në respekt të nderit të saj.

“Lexojeni vetë pikën ë të paragrafit 1. Është neni 17 i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykatësja e Kukësit, përveçse gjykon në Tiranë, nuk e dimë se në bazë të cilit ligj, nuk bind në PAANSHMËRINË e saj.

Bashkëshorti i saj është drejtues në Policinë e Shtetit!

Këto arrestime që ajo gjykon nuk janë bërë nga gjykata por nga Policia. Në këto raste Policia i përdor bashkshortët për të justifikuar veten...

Do kishte qenë në nderin e saj, përveç se në respekt të ligjit, që të dorëhiqej nga kjo çështje!

Cilido qoftë vendimi i saj, do jetë i paragjykuar!

E përsëris: që prej orës 10:00 sot ata janë ligjërisht të lirë...”, shkruan Manjani.

 

erioooErjon Ahmeti

ylll /Newsbomb.al

 

Modifikuar më E mërkurë, 04 Prill 2018 16:13

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...