Arrestimet/ Reagon ashpër gazetari: Nuk kam parë kërkesë më të dobët...

E mërkurë, 04 Prill 2018 17:41

Gazetari me eksperiencë, i mbulimit të Prokuroisë, Trashëgim Sokolaj publikoi sot shkeljet që prokurorja e Kukësit Alma Ahmeti ka bërë me formulimin e kërkesave për paraqitjen në gjykatë në lidhje me 23 protestuesit kuksianë . Sokolaj me indinjatë thotë se ky mund të jetë documenti më I keqformuluar në historinë e organit ligjor.  

“Nuk kam pare prej vitesh dokument me te dobet, me te keq formuluar e me te keq bazuar sesa kerkesa e prokurorise se Kukesit per mbajtjen ne burg te 11 protestuesve, ne arrest shtepie te 5 te tjereve dhe ne detyrim paraqitje per shtate te tjere. Modestisht mund te thuhet se jo vetem qe nuk jane bere hetime, por as referencat ligjore nuk jane te sakta ne argumentimin e kerkesave qe jane paraqitur ne gjykate” thotë Sokolaj.

Në statusin e publikuar në Facebook, Sokolaj thotë se kërkesa ishte e pabazuar në fakte dhe ekspertime.

Si mund te dorezohen ne gjykate ne cilesine e provave, vendimet per akt-ekspertimin e policeve te lenduar, e perseris, vendimet, jo akt ekspertimet?. Kjo tregon varferi ne prova, tregon hall te madh per ta pasuruar me gjera koti listen e varfer "te provave". Kjo mesa duket shpjegon edhe mungesen totale te transparences qe aplikoi prokuroria e Kukesit si urdheruese e heqjes se lirise se 23 qytetareve te ketij vendi” shkruan Sokolaj ndërsa akuzon organet ligjzbatuese sit ë përdorura politikisht.

Postim i plotë, Trashëgim Sokolaj:

Nuk kam pare prej vitesh dokument me te dobet, me te keq formuluar e me te keq bazuar sesa kerkesa e prokurorise se Kukesit per mbajtjen ne burg te 11 protestuesve, ne arrest shtepie te 5 te tjereve dhe ne detyrim paraqitje per shtate te tjere. Modestisht mund te thuhet se jo vetem qe nuk jane bere hetime, por as referencat ligjore nuk jane te sakta ne argumentimin e kerkesave qe jane paraqitur ne gjykate. Une nuk marr te drejten per te dhene nese dicka eshte e drejte apo e gabuar, nese dikush duhet te arrestohet apo jo, por ama, mendoj se kur dikujt i hiqet liria, qofte edhe ne menyre te dhunshme, urdheruesi duhet te argumentoje mire ate cfare ka firmosur. As studentet e vitit te pare te Juridikut nuk do te kishin hartuar nje kerkese te tille kaq amatore. Nese i marrim njerez pa veshur e mbathur nga shtepia, nese i heqim nga familja e nga punet, dhe nuk marrim mundimin te shikojme cfare kane bere, dhe nese jane apo jo me faj, mendoj se jemi para nje gabimi te rende, para nje devijimi qe le vend per dyshime ne lidhje me pasione dhe perdorime politike. Si mund te dorezohen ne gjykate ne cilesine e provave, vendimet per akt-ekspertimin e policeve te lenduar, e perseris, vendimet, jo akt ekspertimet?. Kjo tregon varferi ne prova, tregon hall te madh per ta pasuruar me gjera koti listen e varfer "te provave". Kjo mesa duket shpjegon edhe mungesen totale te transparences qe aplikoi prokuroria e Kukesit si urdheruese e heqjes se lirise se 23 qytetareve te ketij vendi. Eshte shume e gjate lista e demokracive perendimore ku protestuesit kane thyer e kane djegur sheshe e kane bllokuar rruge, por praktika si kjo qe po ndiqet me banoret e Kukesit me duken te papara e te pa degjuara me pare. Ka rrezik ikje thuhet ne kerkesen e prokurorise, pa permendur se me shume se gjysma e te arrestuarve nuk kane pasur as qindarka ne xhep. Eshte e qarte se banoret e Kukesit, Hasit e Tropojes, nuk protestuan per politike, por sepse ndaj tyre u be nje padrejtesi te cilen nuk mund ta mbajne ne kurriz per shkak te VARFERISE ne te cilen i kane lene tradicionalisht te gjitha qeverite me papunesi, me injorim, me mungese investimesh dhe cdo lloj makuterie tjeter.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...