Themeluesi i WhatsApp-it Koum largohet nga Facebooku

E mërkurë, 02 May 2018 09:05

 Përmes shitjes së WhatsApp-it Facebookut, Jan Koum u bë në vitin 2014 miliarder. Deri tani ai mbeti pjesë e sipërmarrjes. Kurse tani ai ka vendosur t'u kushtohet interesave private.

Bashkëthemeluesi i WhatsApp-it, Jan Koum largohet nga Facebooku. Ka ardhur koha për ndryshime, shkroi Koum në një shënim në rrjetin social. WhatsApp-in e bleu Facebooku në vitin 2014 për rreth 19 miliardë dollarë. Koumi mbeti pas kësaj pjesë e sipërmarrjes. Bashkëthemeluesi tjetër, Brian Acton u largua nga Facebooku vitin e kaluar.
Koum shkroi se do të marrë tani një pushim për të bërë gjëra jashtë degës teknologjike, "për shembull do të mbledh automjete të rralla Porshe, të ftohura me ajër ". Ai tha edhe se do të punojë në automjetet e tij dhe të luajë Frisbee.
Zuckerbergi falënderon
Sipas medieve në SHBA në vendimin e Koumit për t'u larguar nga sipërmarrja e në heqjen dorë nga funksioni drejtues mund të ketë kontribuar një grindje me Facebookun për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.
Në një përgjigje ndaj deklaratës së Koumit, shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg shkroi se do t'i mungojë bashkëpunimi me të. "Jam mirënjohës për të gjitha ato,(...) që më mësove, midis tyre atë për kodimin dhe për aftësinë e kodimit për t'ua marrë pushtetin sistemeve të centralizuara dhe për ta kaluar atë në duart e njerëzve."
WhatsApp-i pa strategji për të fituar para
WhatsApp i është përkushtuar kodimit të mesazheve, në mënyrë që ato të mund të lexohen vetëm nga dërguesi dhe marrësi. Veç kësaj në këtë aplikacion deri tani nuk ka reklama. Një strategji, se si duhet të nxjerrë fitime ky rrjet deri tani nuk është zhvilluar. Ky mund të jetë një nga shkaqet e dorëheqjes së Koumit. Në të kaluarën ai është shprehur në mënyrë shumë kritike për reklamat online. Ajo është "një fyerje e inteligjencës", shkroi ai në 2012 në një postim në blog.
Tërheqjen e Koumit, vëzhguesit e vlerësojnë si hap të pazakontë. Deri tani grupi drejtues i Facebookut i pati qendruar besnik sipërmarrjes në skandalin më të fundit të të dhënave me Cambridge Analytica. Në të gjithë botën, WhatsApp-in e përdorin 1, 2 miliardë vetë.
Përmes shitjes së WhatsApp-it Facebookut, Jan Koum u bë në vitin 2014 miliarder. Deri tani ai mbeti pjesë e sipërmarrjes. Kurse tani ai ka vendosur t'u kushtohet interesave private.
Bashkëthemeluesi i WhatsApp-it, Jan Koum largohet nga Facebooku. Ka ardhur koha për ndryshime, shkroi Koum në një shënim në rrjetin social. WhatsApp-in e bleu Facebooku në vitin 2014 për rreth 19 miliardë dollarë. Koumi mbeti pas kësaj pjesë e sipërmarrjes. Bashkëthemeluesi tjetër, Brian Acton u largua nga Facebooku vitin e kaluar. Koum shkroi se do të marrë tani një pushim për të bërë gjëra jashtë degës teknologjike, "për shembull do të mbledh automjete të rralla Porshe, të ftohura me ajër ". Ai tha edhe se do të punojë në automjetet e tij dhe të luajë Frisbee.
Zuckerbergi falënderon
Sipas medieve në SHBA në vendimin e Koumit për t'u larguar nga sipërmarrja e në heqjen dorë nga funksioni drejtues mund të ketë kontribuar një grindje me Facebookun për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve. Në një përgjigje ndaj deklaratës së Koumit, shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg shkroi se do t'i mungojë bashkëpunimi me të. "Jam mirënjohës për të gjitha ato,(...) që më mësove, midis tyre atë për kodimin dhe për aftësinë e kodimit për t'ua marrë pushtetin sistemeve të centralizuara dhe për ta kaluar atë në duart e njerëzve."
WhatsApp-i pa strategji për të fituar para
WhatsApp i është përkushtuar kodimit të mesazheve, në mënyrë që ato të mund të lexohen vetëm nga dërguesi dhe marrësi. Veç kësaj në këtë aplikacion deri tani nuk ka reklama. Një strategji, se si duhet të nxjerrë fitime ky rrjet deri tani nuk është zhvilluar. Ky mund të jetë një nga shkaqet e dorëheqjes së Koumit. Në të kaluarën ai është shprehur në mënyrë shumë kritike për reklamat online. Ajo është "një fyerje e inteligjencës", shkroi ai në 2012 në një postim në blog.
Tërheqjen e Koumit, vëzhguesit e vlerësojnë si hap të pazakontë. Deri tani grupi drejtues i Facebookut i pati qendruar besnik sipërmarrjes në skandalin më të fundit të të dhënave me Cambridge Analytica. Në të gjithë botën, WhatsApp-in e përdorin 1, 2 miliardë vetë. DW

 

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 16:08

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përjashtimi i opozitës nga KSA, Klajda Gjosha: Qeveria ka frikë nga e vërteta

Politikë

Përjashtimi i opozitës nga KSA, Klajda Gjosha: Qeveria ka frikë nga e vërteta

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha e ftuar ditën e djeshme në Fax News, ka folur për situatën e rënduar politike në vend, si dhe për përjashtimin e...

KLSH me botime të reja në Panairin e Librit

Aktualitet

KLSH me botime të reja në Panairin e Librit

KLSH vjen në Panairin e Librit me 18 tituj të shtuar. Kolana e këtij institucioni përbëhet nga 95 botime, ndërsa deri në fund të vitit, kryetari Bujar Leskaj thotë se...

Varkat me kufoma vazhdojnë të shfaqen në brigjet japoneze

Kuriozitete

Varkat me kufoma vazhdojnë të shfaqen në brigjet japoneze

Rreth 100 varka druri, me pamje të rrënuar, janë shfaqur në brigjet e Japonisë gjatë këtij viti. Ndonjëherë janë bosh, ndonjëherë kanë kufoma ose skelete, ndaj dhe janë quajtur “varka...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!