Merret peng një 18 vjeçar se i ngacmonte vajzën

E mërkurë, 04 Prill 2018 21:15

Tre persona nga e njëjta familje dhe një i afërm i tyre, kanë marrë peng një 18-vjeçar, me dyshimin se ka ngacmuar vajzën e një prej autorëve.

Ngjarja ndodhi në Kuçovë, dhe policia sqaron se personat kanë marrë peng të riun për rreth dy orë në mjediset e Terminalit të autobusëve në lagjen “Tafil Skëndo”.

18-vjeçari të cilit i është hequr liria në mënyrë të paligjshme është banues në lagjen 11 Janari.

Policia thotë se ka arrestuar dy prej autorëve K.H, 38 vjeç, banues në lagjen 11 Janari dhe Ç.T 23 vjeç, banues në Divjakë.

Ndërsa dy persona të tjerë që bashkëpunuan në këtë vepër penale, janë shpallur në kërkim. Ata janë A.H, 35 vjeç dhe P.H, 41 vjeç, të dy banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.

Blutë e Kuçovës sqarojnë se po punohet për kapjen e autorëve të tjerë, ndërsa hetimet ndaj tyre do të kryhen për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

"I forti" çon rëndë, por në fund ndodh e papritur

Lifestyle

"I forti" çon rëndë, por në fund ndodh e papritur

Shumë nga ne njohim personin që çon pesha e shfaqet si i fortë për këtë gjë. Ngjashëm veproi edhe personi në këtë video. Por në fund, atij i ndodh diçka që do...

Pa proces e pa mëshirë - 75 vjet nga masakra e Kefalonisë ku u ekzekutuan 5.200 ushtarë grekë

Dossier

Pa proces e pa mëshirë - 75 vjet nga masakra e Kefalonisë ku u ekzekutuan 5.200 ushtarë grekë

Më 21 Shtator 1943 Wehrmacht-i, ushtria gjermane kreu një nga masakrat më të mëdha në Europën jugore. Në ishullin grek Kefalonia u ekzekutuan 5.200 ushtarë grekë. Ishte pika e kthesës...

Njihuni me mbesën seksi të Marinës dhe Luanës

Show-biz

Njihuni me mbesën seksi të Marinës dhe Luanës

Kjo është mbesa seksi e Marina dhe Luana Vjollcës. Duket se motrat Vjollca e kanë pikë të dobët mbesën e tyre, pasi shpesh në Instagram publikojnë foto së bashku me dedikime...