Tmerr në varrezat e Sharrës, i vdekuri del nga arkivoli teksa po e varrosnin

E mërkurë, 04 Prill 2018 21:19

Një moment aspak i këndshëm i është shtuar dhimbjes së familjarëve që po përcillnin të ndjerin ditën e dielë, me nderimet e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.

“ShkodraNews” ka mësuar se ditën e dielë pas mesdite, teksa në varrezat e Sharrës zhvillohej ceremonia mortore e një personi, punonjësit e Bashkisë, që ndihmojnë në këto raste për të futur arkivolin në gropë, janë treguar të pakujdesshëm dhe kanë shkaktuar një situatë të sikletshme për shumë persona të njohur dhe të panjohur që gjendeshin aty.

Në momentin që ata ngritën arkivolin me litar, ai u është këputur dhe trupi i të ndjerit ka dalë nga arkivoli duke rënë përmbys në baltë.

Ashtu të traumatizuar dhe të pataksur, të afërm të të ndjerit janë munduar ta vendosin sërish trupin në arkivol dhe janë kujdesur që procedura të mbaronte shpejt e shpejt, për të mos pasur një incident tjetër të frikshëm.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

De Biazi: Ushqeheshin çuditshëm, autobuzi i ngjante diskotekës

Sport

De Biazi: Ushqeheshin çuditshëm, autobuzi i ngjante diskotekës

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi ishte i ftuar në ceremoninë e 100-vjetorit të Federatës Italiane të Futbollit, krahas emrave të mëdhenj si Alegi, Mançini apo Ançini apo Ançeloti. Mes të...

Hillary Clinton do kandidojë sërish në 2020?

Globi

Hillary Clinton do kandidojë sërish në 2020?

Dy herë kandidate demokrate për presidente, Hillary Clinton do të tentojë sërish në garën për president të SHBA-ve në zgjedhjet 2020-ës. Lajmin e ka bërë me dije këshilltari i saj Mark...

Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Globi

Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Dhuna ka shpërthyer mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza, një ditë pasi shtatë militantë dhe një ushtar izraelit u vranë gjatë një operacioni të fshehtë izraelit në Gaza. Militantët hodhën...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!