Eksportuesit letër të dytë BSH-së, qeverisë e Kuvendit: Zhvlerësimi i euros i qëllimshëm...

Premte, 04 May 2018 08:09


Eksportuesit i janë drejtuar me një letër të dytë Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, ministres së Sipërmjes, Sonila Qato dhe kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci lidhur me shqetësimin që ka shkaktuar për këtë shtyllë të rëndësishme të ekonomisë zhvlerësimi me rreth 5% i euros në harkun kohor të tre muajve, nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për deuroizimin e ekonomisë.

Kryetari i Qendrës së Eksporteve, njëherazi Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë, Alban Zusi kërkon që të bëhet transparente platforma e deuroizimit.

“Kërkuam të na vihet në dispozicion ose të bëhet publike strategjia e deurozimit në të cilën, logjikisht, duhet të jenë parashikuar skenaret se si do ndikojë ky proçes në ekonomi”,- theksohet në letër.

Më tej, Zusi argumenton bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave se nga rënia e euros nuk humbasin vetëm eksportuesit, por e gjithë ekonomia, pasi eksportet përbëjnë 20% të Prodhimit të Përgjithshmë Kombëtar të vendit.

Eksportuesit kanë një përgjigje në letrën e tyre edhe për tezën se nga zhvlerësimi i euros përfitojnë importuesit dhe rrjehdimisht, qytetarët me cmime më të ulëta të mallrave e produkteve.

“Nëse vërtetë mendohet se ‘duke ulur koston e importeve me pasojë uljen e eksporteve’ është një zhvillim pozitiv ekonomik dhe tregues i një ekonomie të forte, atëherë i bie që: le ta zhvlerësojmë edhe ca më shumë euron që ta zhvillojmë edhe ca më shumë ekonominë duke e kthyer në një ekonomi të pastër importuese të ngjashme me atë të vitit 1992 nën efektet e ‘terapisë shock’!!.

Vetëm sa më sipër mjafton për të kuptuar absurdin se ky ‘zhvillim bankar’ është regres e vetëvrasje për ekonominë”,- theksohet në letrën zyrtare.

Pas një analize të detajuar që i bëhet ndikimit në ekonomi të zhvlerësimit të monedhës europiane, eksportuesit theksojnë se pavarësisht se gjatë 3 muajve të fundit i kanë bërë vazhdimisht publike këto shqetësime, ende nuk ka asnjë material publik lidhur me analizën e impakteve nga Banka e Shqipërisë, që ka ndërmarrë këtë ndërhyrje në treg, ndonëse i është kërkuar edhe me shkresë zyrtare nga ana jonë.

“Mungesa e transparencës dhe injorimi i mëtejshëm i këtyre makro impakteve ekonomike,tashmë të qarta në treg, lë shteg për dyshime e supozime për makro skema financiare me përfitime nga dikush në tregjet monetare ndërkombëtare”,- mbyllet letra e Qendrës Kombëtare të Eksporteve dhe Industrisë dhe Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë./Ekonomix.al/

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 10:24

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Ta lëmë Ronaldon pa gjumë!”, policia rrethon hotelin e Juves në Valencia

Sport

“Ta lëmë Ronaldon pa gjumë!”, policia rrethon hotelin e Juves në Valencia

Policia e qytetit të Valencias është detyruar mbrëmë të rrethojë deri në orët e para të mëngjesit hotelin ku ka qëndruar Juventusi në këtë qytet, para sfidës së Ligës së...

SHBA: Kosova nuk mund të krahasohet me Republika Srbska

Bota Shqiptare

SHBA: Kosova nuk mund të krahasohet me Republika Srbska

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se politika e SHBA-ve është konsistente kur është në...

Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Aktualitet

Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Mijëra fermerë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën që kanë në përdorim. Që prej vitit 2008 në të gjithë territorin me 7 bashki...