Avokati Naim Hasani: Çfarë parashikon gjykata supreme për emigrantët shqiptarë në Angli

Premte, 04 May 2018 09:00


Gjykata supreme në Britaninë e Madhe mori një vendim në favor të shqiptarëve të cilët kishin hyrë në këtë vend përmes mashtrimit dhe ky është një vendim historik për emigrantët shqiptarë deklaron avokati shqiptar Naim Hasani i cili e ushtron detyrën në Londër. Duke folur për emisionin Diplomaticus në News 24, avokati Hasani shpjegon se përse vendimi është mjaft pozitiv veçanërisht për fëmijët dhe bashkëshortet e personave të cilët kishin hyrë në Britaninë e madhe duke u deklaruar shtetas të Kosovës.
 “Gjykata supreme më 21 dhjetor 2017 mori një vendim historik që kishte të bënte direkt me shqiptarët dhe problemin më të mprehtë me të cilat ata përballeshin, mundësinë e heqjes së shtetësisë, për ata shqiptarë të cilët për arsye të ndryshme kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në vitet ’98-99 duke u deklaruar si shtetas të Kosovës, një vend i cili në atë kohë ishte në luftë. Autoritetet britanike i kishin pranuar kërkesat e tyre, duke i konsideruar refugjatë lufte. Pas pesë vjetësh qëndrimi në Britaninë e Madhe ata ishin bërë shtetas Britanikë. Me pas ata kërkuan të sillnin bashkëshortet dhe prindërit dhe kjo bëri që autoritetet britanike të zgjohen përballë një fenomeni shumë të madh duke i bërë të kuptonin se bëhej fjalë për shtetas nga Shqipëria. Ministria e brendshme britanike e fokusoi çështjen te mundësia e vjedhjes së identitetit, por në fakt këta azilkërkues nuk kishin vjedhur identitetin e askujt, por kishin krijuar një person fiktiv. Në fund gjykata supreme britanike vendosi që këta njerëz janë shtetas britanike, kanë të drejtën të qëndrojnë si të tillë derisa ministria e brendshme të nxjerrë një ligj të ri që të parashikojë edhe një herë çështjen e heqjes së shtetësisë britanike. Ajo që është me shumë rëndësi në lidhje me vendimin e gjykatës supreme është se fëmijët dhe bashkëshortet e këtyre personave që kishin përfituar shtetësinë përmes mashtrimit nuk kanë asnjë faj dhe asnjë përgjegjësi në të gjithë këtë situatë” deklaron avokati Hasani për gazetarin Erion Kaçorri.
Duke u ndalur te informacionet që shpesh disa gazeta britanike publikojnë për kriminalitetin që buron nga emigrantët shqiptarë, avokati Hasani thekson se pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë në Britani respekton ligjin. Sipas tij ka edhe pak persona të cilët mendojne që të pasurohen shpejt në mënyra të paligjshme siç është trafiku i lëndëve narkotike. “Kam përshtypjen se Shqiptarët nuk ua kanë mësuar britanikëve se çfarë është krimi dhe droga. Në Britanine e Madhe jetojnë shumë komunitete nga vende të ndryshme të botës dhe shqiptarët nuk janë të parët që merren me kriminalitet. Në Britani ka të paktën mbi 120 mijë të burgosur nga të cilët 500 mund të jenë të burgosur shqiptarë” deklaron avokati Naim Hasani për News 24 teksa thekson se këta kriminelë nuk mund të përfaqësojnë një komunitet të respektuar shqiptar në Angli. (BalkanWeb)

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 09:04

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shtrenjtohen sërish apartamentet në Tiranë, rritja varion nga 20-30%

Aktualitet

Shtrenjtohen sërish apartamentet në Tiranë, rritja varion nga 20-30%

Çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen sërish me 15 deri në 30%, sipas një vëzhgimi të fundit që bëri Monitor në tregun e pasurive të paluajtshme në kryeqytet. Në Komunën...

Lista/ Shtetet që nuk lejohet të “fluturojnë” në SHBA

Globi

Lista/ Shtetet që nuk lejohet të “fluturojnë” në SHBA

Vitet e fundit udhëtimet nga ajri janë preferuar gjithnjë e më shumë duke pësuar një rritje të konsiderueshme në mbarë botën. Më shumë se katër miliardë njerëz udhëtuan nga ajri...

Greqia e katërta për tatimin mbi pronën në BE,  rënie të thellë në investime

Globi

Greqia e katërta për tatimin mbi pronën në BE,  rënie të thellë në investime

Greqia mban vendin e katërt në BE në lidhje me tatimin më lartë të pronës, sipas një studimi të kryer nga Fondacioni për Hulumtime Ekonomike dhe Industriale, ose IOBE. Studimi gjithashtu...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!