Nami në Tiranë/ 17 të arrestuar për kontrabandë, ja emrat

E Enjte, 05 Prill 2018 14:34

Grupi kriminal që ndiqej prej disa muajsh, është goditur ditën e sotme nga organi blu. Policia ka ndaluar 17 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë. Gjatë operacionit janë sekuestruar kafe, koli me cigare, automjete dhe shuma të mëdha parash.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në D.V.P. Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Forcën e Posaçme për Operacione Speciale finalizoi me sukses operacionin “Kontrabanda 2018”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i 17 shtetasve në kryeqytet, mes tyre të proceduar edhe më parë:

  • • Astrit Vila, 56 vjeç, banues në Tiranë
  • • Dashamir Ymeri 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
  • • Edvin Aliko, 51 vjeç, banues në Tiranë.
  • • Xhoi Besholli, 23 vjeç, banues në Tiranë.
  • • Agim Velo, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
  • • Merushe Xhani, 54 vjeçe, banues Tiranë, e dënuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
  • • Olsi Hamolli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
  • • Artan Hamolli, 46 vjeç, banues në Tiranë.
  • • Valter Kondi, 56 vjeç, banues në Tiranë.
  • • Fredi Bejkollari, 44 vjeç, banues në Tiranë.
  • • Bujar Beqiri, 53 vjeç, banues në Tiranë.
  • • Divlon Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.
  • • Arben Pervataj, 44 vjeç, banues në Tiranë.
  • • Admir Zylfo, 31 vjeç, banues në Tiranë.
  • • Petrit Mëcuku, 60 vjeç, banues në Tiranë.
  • • Bektesh Gica, 56 vjeç, banues në Tiranë.
  • • Amario Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë, por për shkak të specifikës së hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitetet.

Arrestimi i anëtarëve të dyshuar të këtij grupi kriminal, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm për veprat penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga nenet 178/3 dhe 172/2 të Kodit Penal.

Çdonjëri prej të ndaluarve kishte funksione dhe role të caktuara në këtë veprimtari si financues, transportues, tregëtues dhe apo magazinues malli.

Gjatë kontrollit në njësi tregtare, dyqane, lokale, magazina, banesa, kioska, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

  • • 2.7 tonë kafe e dyshuar kontrabandë, me një vlerë në treg rreth 900 mijë lekë;
  • • 2 automjete të markave 'Mercedez Benz' dhe 'Volksëagen Passat';
  • • 28 telefona të markave të ndryshme;
  • • 105 000 paketa të markave të ndryshme pa pullë fiskale, me vlerë shitjeje në treg, rreth 28 milionë lekë;
  • • 300 mijë lekë, etj.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim, transportim i mallrave që janë kontrabandë dhe Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studimi: Nëse postoni foto me këtë ngjyrë, merrni më shumë like

Lifestyle

Studimi: Nëse postoni foto me këtë ngjyrë, merrni më shumë like

Kur Followersat tuaj  janë duke kaluar nëpër postimet tuaja në Instagram, keni vetëm një sekondë, nëse jeni me fat, të kapni vëmendjen e tyre. Por kërkimet tregojnë se ngjyrat në...

Aksidenti me nxënësit në Qafë Thanë, si e shmangu shoferi i autobusit tragjedinë

Aktualitet

Aksidenti me nxënësit në Qafë Thanë, si e shmangu shoferi i autobusit tragjedinë

Për pak sa nuk përfundoi në tragjedi aksidenti i sotëm në Qafë Thanë me autobusin ku udhëtonin rreth 20 nxënës nga rrethi i Fierit. Për të shmangur rënien në humnerë...

Theresa May nuk tërhiqet nga mbështetja për marrëveshjen për Brexit-in

Globi

Theresa May nuk tërhiqet nga mbështetja për marrëveshjen për Brexit-in

Kryeministrja britanike Theresa May i doli në mbrojtje projekt-marrëveshjes së saj të debatueshme për çështjen Brexit, duke i bërë thirrje publikut britanik ta mbështesë atë. Kritikët brenda partisë, të cilët ankohen...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!