Në Shqipëri, 8,700 individë me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë

Hënë, 07 May 2018 13:45

Rreth 8,700 individë dorëzuan në fund të muajit prill Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), një detyrim vjetor që në Republikën e Shqipërisë u lind si rezidentëve, ashtu edhe jo rezidentëve të cilët realizojnë të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë. Kjo shifër është rreth 5% më e lartë se numri i deklaruesve të vitit paraardhës, njoftuan tatimet.

Për vitin 2017 vlera e paguar nga individët për deklarimin e të ardhurave vjetore për vitin 2017, u rrit me 118% krahasuar me pagesat e kryera për vitin 2016.

Thënë ndryshe vlera totale e derdhur nga këta individë në buxhetin e shtetit u llogarit në rreth 275 milionë lekë.

Një shifër e tillë, për Administratën Tatimore tregon padyshim ndërgjegjësimin e kësaj kategorie individësh për deklarimin e të ardhurave të tatueshme, si dhe është një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se individët, të cilët konstatojnë se kanë bërë gabime në deklaratën e dorëzuar në datë 30 Prill, kanë të drejtë të korrigjojnë deklaratën e tyre dy herë brenda një periudhe tremujore. /monitor/

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 13:50

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Globi

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!