Reagim/Ademi: Qeveria po përdor shkodranen të dënojë Shkodrën

E mërkurë, 21 Mars 2018 16:39

Përkundër kërkesës së përsëritur të Bashkisë së Shkodrës, duket se qeveria mbetet e vendosur për të mos shpallur gjendjen e pjesshme të emergjencës në zonat e prekura nga përmbytjet. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, numri dy i qeverisë Senida Mesi teksa evidentoi faktin se kryeqendra e veriut prej rreth 3 javësh po "lëngon" nën ujë, lajmëroi shtimin e forcave në terren dhe ndihmave ushqimore por edhe ujit të pijshëm për banorët. Ky vendim u quajt "turp i madh" dhe "nëpërkëmbje për qytetarët dhe institucionet vendore të Shkodrës nga kryebashkiakja Voltana Ademi. "Jam e detyruar t’u jap një lajm jo të mirë: Qeveria shqiptare e refuzoi zyrtarisht kërkesën tonë për shpalljen e emergjencave civile. Këmbëngulja jonë 15 ditore, rezoluta unanime e Këshillit Bashkiak të Shkodrës fatkeqësisht nuk u morën parasysh nga qeveria në Tiranë. Me keqardhje më duhet ta pohoj publikisht se vendimi i sotëm, është një tjetër konfirmim i trajtimit diskriminues që qeveria i bën Shkodrës dhe qytetarëve të saj" u shpreh ajo. Në një deklaratë për median zonja Ademi tha se vendimet e marra nga Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile në fakt, janë vetëm përsëritje e asaj, që të gjithë bashkë po kërkojmë dhe po bëjmë prej 3 javësh në territor: "Të shtohet furnizimi me bazë ushqimore për banorët dhe ujë të pijshëm; të shtohet furnizimi me bazë ushqimore për gjënë e gjallë si dhe të shtohen forcat në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve sipas nevojave të tyre. Edhe këto gjoja vendime, janë vetëm një tallje për banorët në zonat e përmbytura" . Lajmi tjetër që për Ademin kishte "shije të hidhur" ishte fakti se " këtë përgjegjësi të rëndë refuzuese të një të drejte legjitime të banorëve në zonat e përmbytura, ia lanë një bashkëqytetareje, e zgjedhur deputete edhe me votat tuaja. Këtë herë Shkodrën qeveria ka vendosur ta dënojë duke përdorur një shkodrane"auto_permbytje_shkoder_51521557229.jpg

 

Bardh Spahia: Shpallni emergjencën ose do ketë protesta/ Deputeti demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia ka vizituar familjet e përmbytura në zona të ndryshme të këtij qarku. Spahia këmbëngul që qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës pasi banorët e këtyre zonave po përballen me shumë probleme për shkak të përmbytjeve të pronave dhe shtëpive të tyre.“Dje në familjen e Xhevdet Alijahej, fshati Trush, njësia administrative Berdicë e cila aktivitet kryesor me të cilën siguron edhe jetesën ka bujqësinë dhe blegtorinë. Periudha e përmbytjes është më e keqja e mundshme në raport me prodhimin. Nga pohimet e tyre kuptohet që tokat e mbjella me grurë kanë dy javë që janë mbuluar nga uji dhe që nga dt 19.03.2018 bagëtitë duhet të mbahen me ushqim të siguruar nga importi. Për 17 krerë lope të matrikulluara të cilat ka në zotërim familja Alijahej 15.000 lekë të reja është kostoja e transportit për në ferma tjera larg nga zona që rrezikon përmbytjen. Për 17 krerë lope duhen se paku 1 deng sanë në ditë për secilën e cila kushton 500 lek të reja.

Atëherë 17 × 500 =8.500 +1500(kosto transporti nder stalla), kostoja totale ditore e mbajtjes se 17 krerëve lopë në ditë shkon rreth 10.000 leke të reja. Pa llogaritur këtu edhe dëmin kolosal që uji po i bën të mbjellave për këtë vit. Qeveria duhet urgjentisht të shpalle gjendjen e emergjencës përndryshe do të përballet me protestën e fuqishme të banoreve të dëmtuar rendë.

 

Reagim/Administratori: Banorët të izoluar, qeveri t’i trajtoj këto njerëz si shqiptarë/ Situata në qarkun e Shkodrës vijon të jetë alarmante. Shumë njësi administrative janë nën ujë, ndërsa banorët janë të izoluar dhe pa ujë të pijshëm. Pas deklaratës së Zv/Kryeministres, Senida Mesi, e cila ka thënë se nuk do ketë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, pasi ministria e Mbrojtjes dhe ushtria kanë ndihmuar banorët, ka reaguar administratori i njësisë në Dajç, Gjovalin Darragjati, shkruan faxweb. Darragjati ka thënë se kjo deklaratë është çnjerëzore, pasi argjinaturat janë të dëmtuara dhe shumë zona vijojnë të mbeten të bllokuara. “Situata kritike, banorët janë të izoluar dhe pa ujë të pijshëm dhe fëmijët pa shkollë. Deklarata e zv kryeministres Mesi nuk është njerëzore, çfarë presin për të shpallur gjendjen e emergjencës. Jemi në ditën më të keqe dhe janë dëmtuar argjinaturat. Mesazhi im për qeverinë , trajtojini këto njerëz si shqiptarë,”-ka thënë Darragjati. Ankthi i përmbytjes, djemtë e Dajçit tërë natën roje tek argjinatura/Argjinatura e Pentarit në Dajç të Shkodrës është mbikëqyrur natën e kaluar nga të rinjtë e zonës. Në një segment të saj, gjatë orëve të natës ka rezultuar se nuk po mund ta mbante më presionin e ujit. Duke parë rrezikun e çarjes së argjinaturës, të rinjtë kanë vendosur ta përforcojnë pavarësisht motit me shi dhe errësirës. Kështu, ata kanë vendosur thasë me rërë, duke punuar deri rreth orës 02.30 të mëngjesit. Shkodra me gjunjët në ujë, Bashkia: Tek këta nr. telefonash kërkoni ndihmë/Pamjet e fundit nga Shkodra, marrë sot paradite dhe gjatë natës, tregojnë vështirësinë e jashtëzakonshme me të cilën po përballen banorët e fshatrave dhe deri edhe ata të disa lagjeve të qytetit. Bashkia njoftoi se sipërfaqja e përmbytur arriti në 4698 ha dhe qeveria vazhdon të mos e shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Bashkia dhe forca të ushtrisë po shpërndajnë ujë, ushqime dhe bazë ushimore për bagëtitë. Bashkia Shkodër për të qenë në çdo moment pranë banorëve të saj, vë në dispozicion edhe numrat e kontakteve.auto_permbytje_shkoder_61521557230.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!