19 maj, Bashkia e Shkodrës çel sezonin e ri turistik në Velipojë

Premte, 11 May 2018 18:12

Javës tjetër, më 19 maj, Bashkia e Shkodrës do të çelë sezonin e ri turistik në Velipojë. Ky eveniment i përvitshëm dhe i rëndësishëm organizohet në bashkëpunim me organizatat “The Door” dhe “Albanian Water Sport and Tourism”.

Në ceremoninë e çeljes do të jetë e pranishme edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila do të mbajë edhe fjalën e rastit. Dita festive e ceremoniesë së çeljes së sezonit do të vijojë me shumë aktivitete sportive e promovuese. Fillimisht pas ceremoniesë, do të ketë një panair i vlerave dhe produkteve të Velipojës, më pas ndeshje futbolli, hendbolli e volejbolli, si dhe aktivitete me sportet e ujit. Të pranishmit do të kenë mundësi të bëjnë edhe një shëtitje në rezervuarin e Velipojës, për ta mbyllur me një koncert festiv, nën praninë e këngëtrares shkodrane Rezarta Smaja dhe bendit të saj.

Bashkia e Shkodrës i ka marër të gjitha masat për të pasur një sezon turistik sa më të frytshëm, pasi jo vetëm rëra e bregdeti janë pastruar por ka përfunduar edhe infrastruktura e nevojshme për një sezon tursitik sa më të mirë.M.F/55News.al/

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 18:21

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Bota Shqiptare

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, vlerësohet në mënyra të ndryshme nga palët në negociata. Kryesisht...

E pabesueshme! Mësoni sa ka shkuar trashësia e dëborës në këtë fshat të Shqipërisë

Aktualitet

E pabesueshme! Mësoni sa ka shkuar trashësia e dëborës në këtë fshat të Shqipërisë

Kjo ka qenë situata në orët e mesditës, ndërsa në mbrëmje në Dardhë trashësia e borës arriti në një metër, duke krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e automjeteve. Edhe pushuesit...

Anglia përmbys Kroacinë, kualifikohet në “final four”

Sport

Anglia përmbys Kroacinë, kualifikohet në “final four”

Anglia ka arritur të marrë pikët e plota ndaj nënkampionit të botës, Kroacisë në kuadër të Ligës së Kombeve, duke siguruar plasmanin në “final four”. Kroacia doli së pari në epërsi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!