Greqia na josh me patentat, po çështja "Çame"?

Premte, 11 May 2018 18:14

Patentat shqiptare do të njihen edhe në Greqi. Ky vendim është një lajm i mirë për shqiptarët, por çmimi me të cilin fitohet është më shumë se i shtrenjtë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pranoi të favorizohet nga homologu i tij Kotzias për çështjen e patentave dhe favori që Shqipëria i bën Greqisë është heqja e pretendimeve për çështjen “çame”.

Takimet po bëhen jashtë vëmendjes së mediave duke shmangur edhe transparencën që kërkon vendimi i rendësishëm, ai i marrëveshjeve të përbashkëta midis dy vendeve që nga ndarja e detit e deri te ligji i luftës.

Diskutimet po vijojnë dhe 55 news.al mëson se pala shqiptare ia ka bërë më të lehtë diskutime palës greke, pasi kësaj të fundit nuk i duhet më të kundërshtojë për çështjen e çame. Bushati nuk e ka përfshirë këtë çështje në kushtet e saj. Pala shqiptare është kështu e pafuqishme ndaj asaj greke, duke iu nënshtruar diktatit helen.  Pak kohë më parë Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias i thirrur në interpelance nga shefi i Çështjeve të Jashtme të Demokracisë së Re, Jorgos Kumutsakos, në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve të fundit me homologun shqiptar Bushati, ka deklaruar në parlament se në këto bisedime nuk është përfshirë aspak çështja çame.

Bisedimet janë fokusuar në çështjet bilaterale, në të cilat ka pasur mosmarrëveshje apo çështje të pazgjidhura në 70 vitet e fundit dhe ka vlerësuar se ka pasur progres substancial drejt gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për to. Por një ndër cështjet e pazgjidhura është ajo çame./ Redaksionale 55news.al

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 18:19

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Vrava gruan, të vras dhe ty”, si kërcënoi Fadil Kasëmi shoferin

Aktualitet

“Vrava gruan, të vras dhe ty”, si kërcënoi Fadil Kasëmi shoferin

“Kam vrarë gruan dhe të vras edhe ty”. Me këto fjalë Fadil Kasëmi i është drejtuar shoferit me të cilin ia ka mbathur pas krimit që tronditi kryeqytetin vitin e...

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

Politikë

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

NGA PETRIT VASILI Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit..... Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit. Sot ai hodhi poshte...

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Politikë

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Në 20 vjetorin e rënies, në Drenas po mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të...