Denoncon humbjen e shokut, arrestohet si autor i dyshuar i zhdukjes së tij

E mërkurë, 16 May 2018 16:21

Policia e Laçit ka bërë të ditur se ka arrestuar Aleksandër Fadilin, për zhdukjen e Fatjon Fejzillarit. Personi i arrestuar është shoku që denoncoi zhdukjen e tregtarit.

Fadili dhe Fejzillari mësohet se së bashku shisnin gjëra të ndryshme të rreth të ndryshme të Shqipërisë. Ditën që është zhdukur, Fatjon Fejzillari ka pasur me vete një shumë parash, që ishin të ardhurat e shitjeve që kishin bërë.

Njoftimi i Policisë së Laçit:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 29.04.2018, ku ka humbur kontaktet shtetasi F.F. 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan, ju informojmë se:

Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë,  të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara  u bë ndalimi i shtetasit:

Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F.), pasi ky  shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethana

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Defekti në ashensor rrezikon të sëmurët me dializë në spitalin e Shkodrës

Aktualitet

Defekti në ashensor rrezikon të sëmurët me dializë në spitalin e Shkodrës

Të sëmurët me dializë  nuk mund të zbresin shkallët në spitalin e Shkodrës pasi ashensori gjatë gjithë ditës është jashtë funksionit. Siç duket dhe nga pamjet, njerëz me karrike me rrota...

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Aktualitet

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Shpërthim në minierën e Kalimashit në Kukës. Policia deklaron zyrtarisht se i është vendosur eksploziv dhe është dëmtuar shtylla. “Më datë 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka...

Operacioni 'Bajri' në Lezhë dhe Laç, shoqërohen 17 persona

Aktualitet

Operacioni 'Bajri' në Lezhë dhe Laç, shoqërohen 17 persona

Policia dhe forcat speciale kanë rinisur operacionin 'Forca e Ligjit" kundër klanit 'Bajri", këtë radhë në Lezhë dhe në Laç, ku janë shoqëruar 17 persona, 41 mjete luksoze janë bllokuar...