Kush është polici që mbaronte porositë e trafikantëve të vizave?

E mërkurë, 16 May 2018 16:32

Dalin në dritë të tjera detaje lidhur me grupin e personave që dyshohet se ishin të përfshirë në trafikimin e personave nga Shqipëria në drejtim të Anglisë, SHBA-së dhe Kanadasë.

Policia dhe prokuroria kanë mbajtur në përgjim telefonik, ambiental, por edhe vëzhgim personat e dyshuar. Një prej bisedave të përgjuara i përket efektivit të rrugores Arian Uku, me bashkëjetuesin e Entela Çalës, oficeres së Zyrës së trafiqeve në Drejtorinë e Tiranës.

Uku i kërkon bashkëjetuesit të Entela Çalës që t’i kryejë dy porositë për të cilat kanë folur. Ky i fundit i përgjigjet pozitivisht, duke i thënë se e ka përmbushur misionin.

Pas zbardhjes së komunikimeve të shpeshta mes tyre, policia i ka vënë në pranga. Nga hetimet e prokurorisë dyshohet se grupi i 17 personave të arrestuar një ditë më parë dyshohet se mund të kenë trafikuar në Angli e SHBA, një numër të konsiderueshëm personash, për një pagesë nga 15-25 mijë euro./Tv Klan

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 17:47

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Sociale

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi sot masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin...

Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës...

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Bota Shqiptare

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!