Censi 2020: INSTAT do numërojë popullsinë

E mërkurë, 16 May 2018 16:37


Censi i vitit 2020 si shtylla kryesore e sistemit kombëtar të statistikave dhe sfidat e tij kanë qenë temat kryesore të diskutimit në takimin e parë përgatitor të organizuar nga INSTAT në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri. Duke qenë se ky është procesi më i rëndësishëm demografik i një vendi, kërkon një përdorim të madh burimesh financiare dhe njerëzore.
Censi 2020 do të ketë një kosto rreth 16.2 milion lekë.
Nga pikëpamja e efektivitetit të kostos, qëllimi i këtij Censi është të planifikohet dhe të kryhet në një mënyrë sa më pak të kushtueshme, pa kompromentuar objektivat e tjerë strategjikë. Objektivat e Censit 2020 kanë të bëjnë me minimizimin e kostos duke adoptuar qasje dhe teknologji sa më eficiente lidhur me grumbullimin, kapjen dhe procesimin e të dhënave.
Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Znj. Delina Ibrahimaj, u shpreh se Zhvillimi ekonomik dhe social i një vendi duhet të mbështetet në vendimmarrje të bazuar në të dhëna të sakta, ndaj dhe prodhimi në kohë dhe me saktësi i statistikave është thelbësor. “Roli thelbësor i Censit të popullsisë dhe banesave është të mbledhë, përpunojë dhe të shpërndajë të dhënat e detajuara për këto njësi të vogla në lidhje me popullsinë, përbërjen e saj, karakteristikat, shpërhapjen hapësinore dhe organizimin e njësive ekonomike familjare. Roli kryesor i një censi është të prodhojë një numërim të saktë të popullsisë rezidente të një vendi. Ndërsa në terma të administrimit publik, ky numërim është i nevojshëm dhe përdoret në shumë vende për ndarjen e barabartë të fondeve publike apo dhe për organizimin e proceseve zgjedhore”, tha Znj. Ibrahimaj.
I pranishëm në këtë takim, Z. Mario Mariani, Drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE në Tiranë, tha se për të lehtësuar dhe shpejtuar procesin e regjistrimit të popullsisë është shumë e rëndësishme të merren masa në përgatitjen e regjistrave dixhitale në sistemin e njësive vendore të qeverisjes. Sipas tij, ky është hapi i parë dhe i duhuri drejt arritjes së qëllimit.   Për këtë arsye, INSTAT do të nisë zbatimin e projektit “Mbështetje për Statistika të Forta Vendore Shqiptare” (SALSTAT), i cili ka për qëllim të ndërtojë dhe mbajë një regjistër statistikor në nivel lokal (nga Bashkitë) dhe në nivel kombëtar (nga INSTAT).

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

Politikë

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

I pyetur për deklaratën e Ramës ditën e sotme në parlament ku u shpreh: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë”, ish-kryeministri Sali...

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Globi

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Policia franceze ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të sulmit të së martës në Strasburg, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Viktima është 29-vjeçari Cerif...

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Aktualitet

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Profesori i njohur Edmond Tupja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar për protestën e studentëve, tha se situata ku ndodhet vendi është në tatëpjetë. Tupja: Sipas një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!