Voltana Ademi pret çiftet shkodrane me mbi 50 vite martesë

E mërkurë, 16 May 2018 16:44

Sikurse e njoftuam edhe dje, Bashkia e Shkodrës ka nisur festimet në Javën Ndërkmobëtare të familjes. 15 Maji është Dita Ndërkmobëtare e Familjes dhe nga dje për një javë, do të vijojnë aktivitetet. Pasditen e të martës, kryebashkiakja e Shkodrës, znj. Voltana Ademi, ka pritur çifte bashkëshortësh, të cilat kishin mbi 50 vite martesë. Në një përshendetje të shkurtër, zj. Ademi i ka konsideruar këto çifte simbol të familjes së shëndetshme në Shkodër, por edhe shembull për çiftet e reja për të ruajtur e transmetuar vlerat e familjes tek brezat e rinj.

“Jemi në Javën Ndërkombëtare të Familjes. Eshtë një javë ku, si në të gjithë botën, promovohet familja si një vlerë e shoqërisë, tha znj. Ademi. Është viti i dytë që Bashkia Shkodër organizon aktivitete të kësaj natyre, duke sensbilizuar për nevojën e forcimit të pandërprerë rë familjes si qelizë e shoqërisë sonë. Ne përpiqemi të marrim ato vlerat më të mira të famlijes së Shkodrës, që vazhdojë të jetë të tilla me dashurinë dhe vështirësitë që brezi juaj i ka pasur jo fort të vogla, por shumë të rënda. Vazhojnë të qëndorjnë të tilla pavarësisht kohëve globale, modernizmit të shoqërisë globale. Ne jemi shkodranë  dhe promovojmë famlijen si një vlerë tradicionale, konservatore, me kupimin e mirë të fjalës, si një vlerë që është e rëndësishme dhe duhet të promovohet si e tillë, jo vetëm për brezin tuaj dhe ky është rasti për me ju nderu dhe falenderu, por me e promovu edhe si një vlerë për rininë, për të ndërtuar një shoqëri më të mirë e për të pasur një shoqëri më të mirë.

Ne shkojmë te familjet e varfëra dhe fakti që ata janë bashkë dhe e përballojnë bashkë jetën, është një model i mirë për t’u ndjekur e me i ndihmu.”

Më pas kryebashkiakja shprëndau certifikata mirënojhje për këto ccifte si dhe u kalua në nëj bashkëbisedim të lirë mes të pranishmve.

Aktivitetet vijojnë edhe sot e gjithë javës.M.F/55news/

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.