Pas triumfit në Eurovizion, vidhen para në emër të Eugent Bushpepës

E mërkurë, 16 May 2018 16:49

Këngëtari Eugent Bushpepa pasi u kthye plot sukses dhe famë nga skena e Eurovizionit ka denoncuar një rast abuzimi, që po bëhet duke përdorur emrin e tij.

Këngëtari shkruan se disa persona me pretendimin se janë ‘Eugenti’, po kërkojnë para nga njerëz të ndryshëm.

Eugenti e ka bërë këtë denoncim me anë të një postimi në Facebook.

“Dikush, që pretendon se është Eugenti, po përpiqet të vjedhë para nga njerëz të tjerë. Kushdo që ju kërkon fonde apo ndonjë lloj donacioni është FALSE.

Ju lutem bëjini report dhe na ndihmoni”, shkruan Eugenti në postimin e tij.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.