Ambasada greke, presion për të hequr librat e Çamërisë nga Panairi Librit...

E mërkurë, 16 May 2018 16:55

Shoqata “Çamëria” akuzon ambasadën greke në Tiranë se ka kërkuar heqjen e stendës me librat për Çamërinë, te Panairi i Librit që po organizohet te Muzeu Kombëtar.

Përfaqësuesit e Ambasadës greke, sipas shoqatës “Çamëria”, janë shprehur se për heqjen stendës “kanë folur edhe me Ministrin Ditmir Bushati'

 Përfaqësues të shoqatës thonë se: “Përfaqësues të lartë të Ambasadës kanë shkuar te Shtëpia Botuese “Çamëria” dhe te organizatorët e Panairit të Librit, duke u bërë presion për të hequr këtë stendë”.

Shoqata Patriotike “Çamëria” dënon këtë veprim dhe e cilëson ant-ligjor.

“Ministria e Jashtme ti kërkojë Ambasadës greke të mos ndërhyjë në punët e Brendshme të Shqipërisë, se ndryshe ne do të përshkallëzojmë dhe ashpërsojmë qëndrimet tona, në mbrojtje të çështjes çame. Shoqata Patriotike “Çamëria” nuk do lejojë që presioni grek të heqë këtë stendë dhe i kërkon z.Ditmir Bushati të shprehet për këtë çështje. Shpresojmë që z.Bushati të mos bëhet pjesë e “lojrave greke” duke rënë dakort që të hiqet një stende më librat për Çamërinë. Gjithashtu ne i kërkojmë Ambasadës Greke që të tërhiqet nga kjo kërkesë. Librat për Çamërinë do të qëndrojnë aty, që çdokush të lexojë për historinë e shqiptarëve të Çamërisë që u larguan me forcë nga trojet e tyre. Edhe në këto momente përfaqësuesit grek po qëndrojnë te Muzeu Kombëtar, duke këmbngulur për heqjen e stendës “Çamëria”,- thuhet në deklaratën e shoqatës.

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 18:15

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Foto/ Kukësi përfshihet nga një stuhi e fuqishme

Aktualitet

Foto/ Kukësi përfshihet nga një stuhi e fuqishme

Një stuhi e fortë kanë përfshirë rajonin e Kukës mesditën e kësaj të hëne. Siç shikoni dhe nga pamjet ajo ka tronditur banorët të cilëve iu është shkëputur edhe energjia elektrike. Qyteti...

Defekti në ashensor rrezikon të sëmurët me dializë në spitalin e Shkodrës

Aktualitet

Defekti në ashensor rrezikon të sëmurët me dializë në spitalin e Shkodrës

Të sëmurët me dializë  nuk mund të zbresin shkallët në spitalin e Shkodrës pasi ashensori gjatë gjithë ditës është jashtë funksionit. Siç duket dhe nga pamjet, njerëz me karrike me rrota...

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Aktualitet

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Shpërthim në minierën e Kalimashit në Kukës. Policia deklaron zyrtarisht se i është vendosur eksploziv dhe është dëmtuar shtylla. “Më datë 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka...